Monika Kryemadhi, Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi

Politikë

'Parada' jashtë Kuvendit/ Monika nxjerr nga garderoba të shkurtrat! Dashi ‘puth’ Dhuratën, ndërsa Braçe ‘batuta’ me Peleshin (FOTOGALERI)

16 Qershor, 18:54| Përditesimi: 16 Qershor, 19:00

  • Share

E hëna nisi sot me Kuvendin e Shqipërisë ku deputetët janë parë me veshjet plot ngjyra verore gjatë hyrjes në seancë. Ajo që ra më shumë në sy është se deputetja Monika Kryemadhi duket e ‘paduruar’ për të përballuar vapën, edhe ka vendosur që të shkojë me pantallona të shkurtra.

Nga ana tjetër deputeti Dashnor Sula është kapur duke u përshëndetur me një puthje me deputeten Dhurata Çupi, ndoshta si një ‘ngushëllim’ duke qenë se legjislaturën e ardhshme nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit të ri.

Socialistët në përgjithësi seriozë, ca të veçuar dhe ca të bashkuar. Ata që duken ndryshe nga ‘shokët’ e tjerë të partisë, janë Braçe dhe Peleshi, që duken të qeshur e duke shkëmbyer batuta.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?