Granit Xhaka ka nisur kursin e trajnerit për t'u pajisur me licencën "UEFA A". Përveç një sezoni të shkëlqyer me Bayer Leverkusen, kapiteni shqiptar i Zvicrës e ka të qartë të ardhmen dhe kjo është bota e trajningut.
31-vjeçari la verën e kaluar Arsenalin dhe rikthimi në Bundesligë me Leverkusen për shumëkënd mund të ishte një lëvizje e gabuar, por mesfushori tregoi se ishte pika fikse e mesit të fushë.
Xabi Alonso në stol dhe Granit Xhaka në mesfushë i dhanë titullin e parë kampion Leverkusenit në histori dhe skuadra është në finalen e Kupës dhe një hap larg finales së Europa League pas suksesit 0-2 kundër Romës në gjysmëfinalen e parë.
Tanimë Xhaka paradite stërvitet nga Xabi dhe pasdite merr idetë e spanjollit për t'ia përçuar lojtarëve që stërvit. Xhaka stërvitet me Leverkusen gjatë ditës dhe në mbrëmje trajnon SC Union Nettetal, ekip i divizionit të 5-të gjerman.
Granite Xhaka do te behet nje tranjer i madh fale aftesive te tij si nje futbollist klasi me nje eksperience te sukseseshme dhe inteligjent,i uroj suksese ne sport e ne jete
PërgjigjuRespekt për Granit Xhakën e njof personalisht djal flori një njeri i përsosur.
Përgjigju