Sali Berisha, sot në konferencë me gazetarët

Politikë

Pasi s’iu bashkuan thirrjes për bojkot të mësimit, Berisha vijon me qëndrimet qesharake: Fëmijët të protestojnë për mbylljen e TikTok (ditën e masakrës së Gërdecit)

14 Mars, 14:20| Përditesimi: 14 Mars, 14:39

  • Share

TIRANË- Pasi fëmijët dhe të rinjtë nuk iu bashkuan thirrjes qesharake të Sali Berishës për të bojkotuar mësimin për të mbrojtur TikTok, ku i fundit vijon me qëndrimet e tij absurde dhe u bën thirrje që nesër të dalin të protestojnë për mbylljen e këtij aplikacioni. Protesta e Berishës mbahet nesër, pikërisht në ditën e masakrës së Gërdecit, që i mori jetën 26 personave.

Qëndrime absurde të Berishës, kur në fakt çdo prind lufton që fëmija e tij të studiojë, por Berisha u bën thirrje që të protestojnë për mbrojtjen e TikTok, që në fakt po mbyllet për shkak të videove me përmbajtje dhune dhe mesazhe bullizuese.

“Thirrje për të rinjtë, studentët, gjimnazistët, qytetarët, nxënësit, përfshi edhe shkollat 9-vjeçare (të mitur), prindërit e tyre, i bëj thirrje që të bashkohen nesër në Tiranë për protestën e madhe anticensurë në orën 19:00. Kundër ajatollahut të Kabulit dhe Teheranit, intolerantit ndaj fjalës së lirë dhe mendimit të lirë, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin e konventën për të drejtat univerale të njeriut. I vuri gërshërë ndaj TikTokut, duke vënë censurën më të madhe që nga diktatura komuniste që rrethonte vendin me zhurmues kundër radiove dhe televizioneve të tjera, goditje e madhe shumë kjo ndaj fjalës dhe mendimit të lirë. Censura, gjëja që kam urryer më shumë në diktaturë. Rama e mbylli TikTok për shkak të kritikave që i bëheshin aty. Të protestojmë kundër një qeverie që kërkon të kontrollojë informacionin që marrin qytetarët. Njoftoj të gjithë nxënësit, studentët, shkollarët, se në datën 12 maj TikTokun do e kenë në telefonat e tyre. Do ndëshkohen rëndë Edi Rama për këtë akt të tij megaskandal”, tha Berisha për këtë temë.

Vendimi për mbylljen e TikTok erdhi pas konsultimit, ku 90% e prindërve ishin pro. Ndërkohë, shqiptarët mbështesin masivisht mbylljen, të dhëna që dolën edhe nga sondazhi i realizuar nga instituti “Piepoli” në bashkëpunim me Report Tv, ku 56% ishin pro mbylljes dhe vetëm 23% kundër.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?