Ekonomi
Drejt Punës

Paradoksi/ Mbi 69 mijë shqiptarë kërkojnë punë, por turizmi pa 'frymëmarrje' në pikun e sezonit: I mungojnë 20 mijë punëtorë

25 Qershor, 15:02| Përditesimi: 25 Qershor, 15:41

  • Share

Shërbimi me cilësi e standarde i miliona të huajve që po vijnë si turistë, por edhe i shqiptarëve që pushojnë në vend, duket se do të jetë edhe më i vështirë këtë vit. Unioni Turistik Shqiptar, ngre sërish shqetësimin për mungesën e personelit.

Këtë vit, sektorit i mungojnë 20 mijë punonjës. Prandaj thirrja e Unionit është që të përshpejtohen dhe lehtësohen procedurat për të marrë punonjës nga jashtë, në kushtet kur sezoni turistik veror ka thuajse një muaj që ka nisur.

Ky sektor kërkon punonjës me dhe pa-kualifikim, nga punonjës të pastrimit, kamarier, kuzhinier, banakier, recepsionist e deri tek menaxherë e drejtues në hotele dhe restorante.

Kështu si turizmi, edhe sektori i prodhimit apo i manifakturës po përballet me mungesë punonjësish për të gjitha hallkat e punës, nga sanitarët e deri tek makinistë me përvojë e inxhinierë.

Por teksa sipërmarrja vuan për punonjës sipas shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave janë më shumë se 69 mijë qytetarë të regjistruar si punëkërkues në zyrat e punës. Nga këto janë më shumë se 17 mijë persona të moshës 16-29 vjeç, që do të ishin ‘frymëmarrje’ për sektorin e turizmit dhe jo vetëm, nëse do të punësoheshin.

Ky paradoks i tregut shqiptar ku biznesi është në krizë për punonjës ndërkohë që me dhjetra mijëra janë regjistruar si të papunë po rritet. Nga ana tjetër, nga buxheti i shtetit me miliona euro dalin për pagesë papunësie.

Deri në fund të muajit maj u shpenzuan 279 milionë lekë ose 2.7 milionë euro për të paguar qytetarët e regjistruar si të papunë, kjo shifër deri në fund të vitit planifikohet të arrijë në 8 milionë euro. Ndërkohë në 5 vite 2020-2024, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 4,3 miliardë lekë, ose 43 milionë euro si pagesë papunësie.

PUNËKËRKUES TË REGJISTRUAR
Punëkërkues të regjistruar                   69,111 persona
Punëkërkues 16-29 vjeç                      17,058 persona
Përfitues të pagesës së papunësisë        2,520 persona
Punëkërkues me ndihmë ekonomike   16,144 persona

 

PAGESA E PAPUNËSISË
Janar-Maj 2024           348 mln lekë
Janar-Maj 2025           279 mln lekë
Diferenca                     -69 mln lekë

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 25/06/2025 17:40

    Shqiptarèt, nè vèndin e tyre, NUK DUAN TÈ PUNOJNÈ. Edhe kur janè "tè punèsuar", janè pjesè e asaj qè rèndom quhet "ADMINISTRATÈ", qè di vetèm tè shkundè arkèn e shtetit dhe absolutisht asgjè tjetèr. Ata syresh, qè janè tek sipèrmarrjet private, shumicès sè tyre IU MUNGON TOTALISHT KULTURA E PUNÈS, kanè njè sjellje harbute qè askush nuk mund ta quajè normale. Natyrisht qè gèzohem kur flitet gjuha shqipe nè restorante dhe resorte turistike por ama,,pa cilèsinè e shèrbimit, e gjitha humb kuptimin. Nèse kjo nuk ndryshon, filipinasit, bangladeshasit, indianèt dhe afrikanèt,,do jenè ata qè do popullojnè tregun e punès e sè nesèrmes. Shqiptarèt? Janè rrugève sepse NÈ VÈND TÈ TRURIT, KANÈ PORDHÈT. Mirè tè na bèhet.

    Përgjigju
    • Karate: 25/06/2025 20:31

      Shume e drejt.Me e keqja eshte se brezi i ri eshte me keq sidomos djemte. Familja i rrit shum keq, nuk kane fare kulturen e punes. Jane zero ne komunikim dhe nuk duan te bejne asgje. Jo te githe kuptohet por shumica vetem pordhe kane, te rroj mami e babi. Sapo kalojne kufirin bejne cdo lloj pune te rendomte. Por eshte edhe ana tjeter, pronaret e hoteleve apo resorteve jane kafshe, nuk kane piken e respektit per punetoret por i trajtojne si shembetore. Nese stafin e trajton me respekt, e paguan rregullisht dhe i jep pushimin qe i takon mbase njerezit do kene deshire te punojne.

  • Mergimtari: 25/06/2025 17:01

    Shqiptaret mund te punojne ne cdo pune,ne vende te tjera,por jo ne Shqiperi.Nje mentalitet i pa justifikuar per punen.Shteti Shqiptar duhet te nderhyj,sidomos per ata qe paguhen me ndihme papunesie,ti dergoj ne pune duke u nderprere pagesen e papunesise.

    Përgjigju
  • Populli: 25/06/2025 16:00

    Seshte paradoks pot nje realitet i hidhur ne te cilen po jetojme.Ketu ndodh qe pronaret te kene 150% fitim dhe puntori te paguhet akoma me 350 mije lek(Neto)….Ky kendveshtrim gjthm i pare me syrin e nje punetori ndersa nje pronar e shikon ne kendveshtimin me mire puno per pak lek sesa pa pune fare sepse atyre ashtu u leverdis ne te kundert nuk marrin dot fitim 150%

    Përgjigju
  • Mondi: 25/06/2025 15:33

    Shqiptaret jane teper te shkolluar per te punuar pjatalares,pastrues, etj, etj qe kerkon turizmi. Shqiptaret jane 90% me diplloma pa vlere pra. Mund te punojne vetem drejtor e perpjete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?