‘Ujë i tepërt’ që ekonomia nuk e përthith dot. Ky është përshkrimi që ekspertët e ekonomisë i bëjnë fluksit të parave që qarkullojnë jashtë vendit.
“Qarkullimi jashtë bankave tregon ujin e tepërt të asaj që ekonomia nuk e përthith dot, por tregon që pak përpjekje janë bërë për të ulur paranë cash”, shprehet eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj.
Shifrat zyrtare tregojnë se jashtë bankave deri në fund të muajit korrik qarkullonin mbi 4 miliardë euro (402.6 miliardë lekë), duke u rritur me afro 97 milionë euro krahasuar me korrikun e 2023-shit.
“Ka të bëjë me pjesën e informalitetit që mbizotëron në ekonomi, dhe e gjithë kjo nuk e lë paranë të futet në ato kanale që do e bënin ekonominë më të shëndetshme dhe do të kishim një model tjetër jo vetëm të të bërit biznes por edhe të asaj që quhet rritje të parave në duart e qytetarëve”, thotë Gjokutaj.
Përtej informalitetit e rrezikut të pastrimit të parave që vjen nga volumi i lartë i parasë fizike, eksperti Eduart Gjokutaj thotë se po konkurrohen edhe bankat, pasi milionat jashtë bankave po përdoren për biznesin e ‘fajdeve’.
“Është rritur shumë edhe paraja informale që sfidojnë edhe bankën duke u aktivizuar ato që quhen dhënie parash me fajde. Paratë në vetvete nuk janë më në duart e konsumatorëve por në mënyrë masive janë grumbulluar në pak duart dhe këtë e ka bërë më së shumti tregu i ndërtimeve, që kërkon volum parash në pak duar, por qoftë edhe me luftën se si po operohet ndaj parasë informale, ku përpjekjet e BSH dhe ministrisë së financave janë të dështuara, dhe ka dalje jashtë kontrolli”, pohon Gjokutaj.
Një sërë masash janë marrë nga institucionet për uljen e cash-it në ekonomi, që nga fiskalizimi, kufizimi i parasë që mund të mbajnë në arkë bizneset prej 150 mijë lekësh, fuqizimi i shërbimeve elektronike e deri tek hapja e llogarive bazike për pensionistët, por ende pa rezultat të dukshëm në reduktimin e parasë jashtë bankave.
Më mirë jashtë sistemit bankar! Bankat ngarkojnë 20 euro komision për 80 euro transfertë jashtë vendit! Shqiptarët nuk janë budallenj! Duhet të shohim më shumë qarkullim joformal të parasë për të “suluar” fitimin e lartë të bankave tregtare! Institucionet nuk duhet të flasin në ajër, duhet të shikojnë problemin dhe të krijojnë alternativë fillimisht.
PërgjigjuTurismos varikarius elitarius ka sjelle mirqenie per shqiperine...
Përgjigju