Ekonomi

Paraja jashtë bankave arrin në 2.8 mld euro, rritet me 317 mln euro krahasuar me 2020! Fiskalizimi pritet të reduktoj cash-in në ekonomi

2 Korrik 2021, 19:55| Përditesimi: 2 Korrik 2021, 19:57

  • Share

Përdorimi i parasë CASH në ekonomi njohu një rritje të shpejtë gjatë pandemisë COVID-19, për shkak se u shtua shumë kërkesa për para fizike si mjet pagese. Banka e Shqipërisë raporton se gjatë vitit 2020, paraja në qarkullim është rritur me rreth 52 miliardë lekë ose rreth 3 herë më shumë se rritja e shënuar gjatë vitit 2019.

I njëjti trend rritës ka vijuar edhe këtë vit pavarësisht se situata epidemiologjike është përmirësuar. Nga janari në muajin maj paraja jashtë bankave është rritur me më shumë se 7.7 miliardë lekë (62,9 mln euro).

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rritja e parasë CASH në ekonomi këtë vit është shumë e madhe se në vitin e shkuar. Konkretisht në fund të majit 2021 stoku i parasë jashtë korporatave depozituese ishte 2.857 miliardë euro nga 2,539 miliardë euro në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pra cash-i është rritur me mbi 317 milionë euro.

Edhe pse mjetet e pagesës në mënyrë elektronike nëpërmjet kartës së kreditit apo debitit qytetarët vijojnë të preferojnë pagesën me para në dorë për mallrat dhe shërbimet që marrin. Një gjë e tillë nuk ndodh vetëm si pasojë e zgjidhjes së qytetarëve por edhe për shkak se jo të gjithë bizneset të mundësojnë pagesën me kartë.

Përdorimi masiv i parasë fizike lidhet edhe me nivelin e lartë të informalitetit që ka ekonomia e vendit, që tanimë është pranuar si nga Banka ashtu edhe nga ekspertët. Aktualisht Banka e Shqipërisë po punon për ngritjen e një platformë kombëtare për sistemin bankar, me fokus avancimin e pagesave pa para në dorë. Ndikim të rëndësishëm për shmangien e pagesave cash do të ketë edhe fiskalizimi, pasi pagesat mes bizneseve dhe mes biznesit e shtetit kryhen në mënyrë elektronike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?