Pagimi me para në dorë, vijon të mbetet zgjidhja e preferuar e shqiptarëve. Përpos masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, dhe bankave të nivelit të dytë, paraja që qarkullon cash është në rekorde historike. Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar ishin më shumë se 2.8 miliardë euro.Sfida ndaj fenomenit të përdorimit të parasë fizike për të paguar shërbime apo blerë produkte të ndryshme, kërkon të ndërmerren edhe masa të tjera shtesë. Jashtë bankave në vitin 2020 kanë qarkulluar 2.8 miliardë euro, me një rritje prej rreth 433 milionë euro krahasuar me 2019. Teksa e konsideron sfidë të fortë për formalizimin e ekonomisë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko njofton se do të ngrihet një platformë kombëtare për sistemin bankar, me fokus avancimin e pagesave pa para në dorë.
“Ne kemi në plan për të bërë disa zhvillime për mobilizimin e sistemit të pagesave, siç do të jetë një platformë unifikuese kombëtare për të gjithë sistemin bankar, për kryerjen e të gjitha pagesave elektronike dhe atyre me kartë. Ky është një zhvillim serioz i cili do të kërkojë kohën e tij, por ne kemi filluar të mendojmë dhe po punojmë për këtë zhvillim”, sqaroi Gent Sejko.
Për të rritur përdorimin e teknologjinë Banka e Shqipërisë hartoi projektligjin e shërbimit të pagesave, gjatë pandemisë hoqi komisionet për transfertat, ndërsa bankat u përfshinë nga një fushatë e gjerë për fuqizimin e përdorimit të kartave të kredit, por Sejko ngre një tjetër shqetësim.
“Duhet një edukim i mirë financiar dhe një rritje e përfshirjes financiare të popullatës në mënyrë që paraja të depozitohet në banka, sepse jo vetëm që është më e sigurt, por shërben më mirë dhe ka edhe produkte dhe oferta më të mira bankare, që shkojnë edhe në drejtim të zbutjes së pabarazisë dhe shumë avantazhe të tjera”, pohoi në konferencën e 3 shkurtit guvernatori Sejko.
Përdorimi i parasë cash në vitin e shkuar ka arritur në nivele rekord, që prej vitit 2002, kur janë të dhënat e para të bankës së Shqipërisë për këtë fenomen. Ekspertët përdorimi i parasë jashtë sistemit bankar është tregues i informalitetit të lartë në një ekonomi.
PËRDORIMI I CASH NË EKONOMI
Viti 2020 2,8 mld euro
Viti 2019 2,3 mld euro
Diferenca +432.9 mln euro
A MOR LEGEN , PSE STHUA TE VERTETEN, APO SE JE DHE TI PJESEN TATE, QE BANKAT E NIVELIT TE DYTE PUNOJN ME DY LIBRA KONTABEL DHE I NXJERIN LEKET ME THASE, ME KILE NGA RINASI DHE SBEHET AS NJE LLOJ TRANSPARENCE SE SA VALUT JANE DHE KU SHKOJNE.
PërgjigjuEshte me e pakta qe mund te bejne shqiptaret per te dobesuar sadopak plehrat 30 vjecare te politikes dhe te korruptuarit e ketij vendi.Cdo cent qe mund te hyje ne shqiperi ndihmon keta mostra megjithese si hajdute te rafinuar dhe djallezuar qe jane do dine si te nxjerrin parane nga vasalet qe jane aty si dhe gjera te tjera te jashteligjshme!Megjithate me vrullin qe ka marre ikja nga ky vend veshtire se do mbesin njerez ne ate vend.Kjo tregon se sa besim kane njerezit tek kjo bande politikanesh!As edhe nje rreze shprese nuk ekziston ne shqiperi qe njerezit te besojne ne ndryshim politik ne favor te tyre!
PërgjigjuPse budallenj Jan njerzit te sjellin para neper banka ti konfiskoni ju Si para Te pista , tashi rrini e ngrohni vet ne banka se lek i mut do shihni nga shqiptaret
Përgjigjuhaha mir e the