Sociale

Parajsa e trëndafilave në Labinot të Elbasanit (VIDEO)

21 Qershor 2024, 11:13| Përditesimi: 21 Qershor 2024, 11:17

  • Share

Elbasan - Ndryshe nga shumë fermerë të tjerë Vëllezërit Toçaj nga Elbasani,kanë zgjedhur që në pronat e tyre të kultivojnë trëndafila.

Fushat e mbjella me trëndafila në Labinot në Elbasanit krijojnë një pamje fantastike.

Kryeministri Edi Rama shpërndau video nga ky “festival i trëndafilave të vëllezërve duarartë Toçaj, në Labinot të Elbasanit”

Pas disa vitesh në emigrim, vëllezërit Toçaj u kthyen në vendlindje dhe vendosën që të investonim në tokat e tyre duke mbjellë varietete të ndryshme të trëndafilave.

Për kultivimin e trëndafilave, një prej luleve më të kërkuara, ata kanë angazhuar të gjithë familjen dhe që është kthyer në biznes fitimprurës për ta.

S.G/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?