Tre shoferë janë gjobitur nga policia e rrugore Elbasanit me nga 10 mijë lekë të reja gjobë pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
"Policia Rrugore e Elbasanit, pas administrimit të shpejtë të indicieve për 3 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, kreu veprimet e nevojshme procedurale për identifikimin dhe ndëshkimin administrativ të këtyre automjeteve",njofton policia.
Konkretisht, është vendosur gjobë 10 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për secilin nga 3 drejtuesit e makinave, që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në akset rrugore "Librazhd-Perrenjas", "Librazhd-Elbasan" dhe "Papër-Elbasan".
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Policet e bukur duhet te gjobisin ato qe hecin nen limit sepse jan ato qe krijojn acarime dhe trafik,hajde çau
Përgjigju