Parakalime të rrezikshme, shoferë ‘tap’ dhe pa rrip sigurimi, arrestohen 3 persona, gjobitën 83 në 24 orët e fundit në Berat

10 Dhjetor 2021, 11:12| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 11:21

  • Share

BERAT- Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, policia ka intensifikuar kontrollet më qarkun e Beratit. Tre persona janë arrestuar, 2 prej të cilëve u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Në 24 orët e fundit, janë vendosur 83 gjoba gjithsej. 25 gjoba për parakalime të gabuara, 20 për mosrespektim të sinjalistikës, 10 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 10 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 10 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 8 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve edhe për shkak të motit të përkeqësuar kontrollet intensive do të vijojnë edhe gjatë fundjavës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?