Paralajmërim për Rrajat, vëllai i njërit prej të dhunuarve: Po s’mori shteti masa do të marrim vetë, jam vetë i pesti vëlla

7 Korrik 2023, 19:46| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 19:51

  • Share

1688748264_fushkrujeflamurrraja.jpg

Vëllai i Jashar Majës, Murat Maja i ka bërë thirrje autoriteteve ligjzbatuese që të marrin urgjentisht masa për të ndaluar të gjithë personat e fisit Rraja ,që shfaqën në videon ku vëllai dhe djali i xhaxhait të tij dhunohen mizorisht.

Murat Maja ka kërkuar nga shteti që personat përgjegjës të vendosen në pranga dhe të ndalohen punimet në gurorën që u bë ‘mollë sherri’.Ai tha se nëse shtet nuk merr masa për të dënuar autorët, do ta zgjidhë vetë bashkë me vëllezërit e tij.

“I bëj thirrje shtetit të marrë masa dhe të zbardhë ngjarjen. Nuk kam ditur asgjë për atë që ka ndodhur, e kam mësuar kur kam shkuar në spital dhe kam gjetur vëllezërit të shtrirë dhe të larë në gjak. Kërkoj që autorët të marrin jo dënim dhe jo dënim qesharak. Kërkoj nga shteti që të kapen të gjithë dhe të mos qëndrojnë asnjë sekond të lirë. Kërkoj prej shtetit gjithashtu që të hiqen guroret sa më parë. Xhelal Rrajës nuk i kam pasur borxh, që të më rrahë vëllezërit dhe të më shembë shtëpinë, se deri tani nuk e kam ditur kush ka qenë pronari i gurores sepse nuk me tregonin punëtorët. Tani që i doli koka se kush është pronari, po nuk mori shteti masa për këtë gjë do të marrim masa vetë se unë nuk jam pa gjë sepse jam vetë i pesti vëlla.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ ‘Vrite, vrite!’ U ankuan për guroren në Krujë, fisi i deputetit Rrahman Rraja dhunon barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë Maja! Në kërkim djali dhe dy vëllezërit e tij


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?