Presidenti francez, Emmanuel Macron

Bota

Paralajmërimet e Trump për tarifat doganore, presidenti Macron: BE do ngrihet në këmbë nëse i preken interesat

4 Shkurt, 10:42| Përditesimi: 4 Shkurt, 10:48

  • Share

Presidenti francez, Emmanuel Macron është shprehur se Bashkimi Evropian do të reagojë nëse do t’i preken interesat nga paralajmërimi i Donald Trump për tarifat doganore.

'BE-ja do të ngrihet në këmbë nëse synohen interesat e saj. Nëse sulmohen interesat tona tregtare, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye të reagojë. Zgjedhjet dhe deklaratat e fundit nga administrata e presidentit të ri të SHBA po e shtynin BE-në të jetë më e bashkuar dhe më aktive për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë kolektive”, tha presidenti francez pas takimit me liderët e tjerë në Bruksel, sipas 'The Guardian'.

Po ashtu, edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se BE-ja ishte mjaft e fortë për të reaguar ndaj çdo tarife doganore të SHBA-së, por qëllimi duhet të jetë që bashkëpunimi.

Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, tha se “nuk do të kishte fitues në një luftë tregtare”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?