Duket se pandemia e koronavirusit ka një ndikim të rëndësishëm edhe në aktivitetet e organizatave kriminale në Evropë, por gjithashtu mund të aktivizojnë qelizat terroriste apo edhe aktivistëve të ekstremit të djathtë dhe të majtë.
Catherine de Bolle, drejtore e Europol-it, Agjensia e Policisë Europiane,- duke paraqitur raportin për gjendjen e kërcënimit terrorist në Europë, tha se “Pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë” mund të "nxisin radikalizimin e individëve pavarësisht besimeve të tyre ideologjike" dhe se "Aktivistë nga e djathta e majta dhe ata të përfshirë në terrorizmin xhihadist po përpiqen të shfrytëzojnë mundësinë e krijuar nga pandemia".
Raporti i Europol flet edhe për uljen e sulmeve xhihadiste në Evropë vitin e fundit - falë zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar - por ka paralajmëruar se rrezikun prej nënvlerësimit, nga organizatat xhihadiste si Shteti Islamik ose Al Kaeda.