Politikë
Top 24

Paralajmërimi i fortë i SHBA për Bashën e Kryemadhin, Rama: Amerika s'e toleron dhunën

8 Qershor 2019, 14:51| Përditesimi: 8 Qershor 2019, 17:41

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke përshëndetur deklaratën e fortë të zyrtarit të lartë të SHBA-së, Matthew Palmer që paralajmëroi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme. Rama thotë se Amerika nuk e toleron dhunën kundër institucioneve dhe nuk e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi, prandaj në 30 Qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale.

"Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën;nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike;nuk e toleron dhunën kundër institucioneve - e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30 qershorit" thotë Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Nga Washingtoni, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit dha një mesazh të drejtpërdrejtë për udhëheqësit e opozitës shqiptare. “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit.

Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore" tha ai nder te tjera. (lexo ketu te plote). Opozita zhvillon protestën e tetë kombëtare në 19:00.

Komento

Komente

  • Toni: 08/06/2019 17:40

    Mos! Amerika tradhetoi demokracine Lulushiane! Me siguri Rama i ka paguar shume leke per kete deklarate!

    Përgjigju
  • Para Laci: 08/06/2019 16:23

    e ke te kote se nuk do kete zgjedhje,por ato leke qe po' prishni tani per printimin e fleteve te votimit jepjani popullit, mos u tallni me taksat e popullit, PARA LACI, posht Edi Rama siper erjon brace

    Përgjigju
    • Toni: 08/06/2019 20:22

      Para Laci? Me droge,vrasje dhe skiftera!!! Jeni kampione ne Evrope per rrumpallizem! Jo rastesisht jeni PD-ista!

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?