TIRANË- Muharrem Zilija, njeriu që kërcënoi me jetë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili është marë i pandehur dhe dërguar në gjykatën e Tiranës, për gjykim. Zilija në muajin nëntor 2019 i ka dërguar një mesazh kërcënues Drejtorit të Burgjeve Ismaili duke i shkruar:"…të kam nisur dy herë fjalë me njerëzit e tu, ti vazhdon me na ra në qafë, ky është paralajmërimi i fundit, nëse do të vazhdosh ty dhe familjarët i pret një fund i tmerrshëm, po deshe provoje nuk do gëzohesh një minut".
Muharrem Zilija, dyshohet se është shtyrë nga një grup kriminal për kërcënimin e Agim Ismailit. I arrestuari rezulton i dënuar më parë për shpërndarje drogë në Tiranë. Autori mësohet se nuk ka pasur asnjë konflikt me Ismailin, pasi dënimin në burg e ka kryer para se ky i fundit të bëhej drejtor i burgjeve.
Zilija është identifikuar, nëpërmjet numrit të IMEI-t të telefonit, pasi kartën me të cilën ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe më pas në të njëjtën telefon, ka vendosur numër tjetër të gruas. Gjatë marrjes në pyetje Zilija nuk ka pranuar autorësinë e krimit. Kërcënimi me jetë dyshohet se vjen si reagim i personave të dënuar për masat e rrepta që po aplikohen në sistemin e burgjeve shqiptare, sistemi “41 bis”. Prej disa muaj Agim Ismaili ka vënë në zbatim në dy burgje 313 Tiranë dhe në Peqin, rregullat e izolimit që parashikon ligji "41 bis".
Po,me nje kerkese derguar per terheqjen e pensionit me poste(se me pare e terhiqja ne piken paguse),pas nje ore kontaktohem nga posta dhe brenda 48 oreve postieri na dorzoje pensionet tona.Ju flmd.Mirenjohje dhe respekte
PërgjigjuFytyre shume mesjetare me ato musteqe,kete pamje kishin shqiptaret e para viteve 1990.
PërgjigjuNe kohen e xhaxhit qe nuk vjen mo!po ka lene nje komunist tjeter te pa ndreçshem kriminel Berisha!te ishte koha xhaxhit ky Muharremi me kaq ore sa eshte arrestuar do ti kishte qitur gjith shoket I tije kriminel.
PërgjigjuPrapë kyt ftyrëbythën e keni nxjerrë në gazetë?! Të paktën vetëm emrin pa fotografi!
PërgjigjuSHIKO SE KY EMERON PERSONA QE JANE DENUAR A I SHIKON MINISTRJA