Foto ilustruese

Paralajmërimi i meteorologëve për temperatura shumë të ulëta, Agjencia e Mbrojtjes Civile thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm: Jemi në gatishmëri

20 Janar 2022, 20:28| Përditesimi: 20 Janar 2022, 21:00

  • Share

Meteorologët kanë parashikuar ditë të acarta, me temperatura ekstrem që në disa zona do të shënojnë edhe -18 gradë, ndërsa në Tiranë termometri do të shënojnë -8 gradë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili paralajmëron qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashki, për të shmangur situata të rënda.

"Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius. Kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë dita e hënë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore. Për të shmangur situata të rënda, ndiqni të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit tuaj", thuhet në postimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Ndërkohë, në një lidhje telefonike për Report Tv, meteorologia Lajda Porja u shpreh se vendi do të jetë nën ndikimin e temperaturave të ulëta deri të enjten e javës që vjen, ndërsa e premtja do të sjellë një rritje të lehtë me 1 deri në 2 gradë.

Si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe mungesës së ngrohjes në shkolla, Ministria e Arsimit bëri me dije se do të mbyllen shkollat në të gjithë vendin për 3 ditë, nga data 24 deri më 26 janar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?