Kryeministri Edi Rama

Paralajmërimi i Ramës/ Bashkëqeverisja, bashkitë sipas arritjeve, kush rrezikon

22 Qershor 2018, 07:22| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 10:21

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do t’u publikojë emrat si dhe rrezikojnë të mos kandidojnë krerët e bashkive të majta, të cilët janë treguar indiferentë në hapjen e zyrave të bashkëqeverisjes si dhe në trajtimin e ankesave të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes. Për performancën e secilës bashki në raport me bashkëqeverisjen ka një raport, ku pasqyrohet bilanci i njësive vendore. Në krye të listës për numrin e ankesave të zgjidhura dhe të adresuara qëndron Bashkia e Tiranës, me 166 ankesa të përfunduara dhe me 40 në proces.

Më pas vjen, Bashkia e Vlorës, me 46 ankesa të përfunduara dhe me 21 në proces, e ndjekur nga Bashkia e Fierit me 42 ankesa të përfunduara dhe 7 në proces. Lista vijon me Bashkinë e Elbasanit me 38 ankesa të përfunduara dhe 10 në proces, e cila ndiqet nga Bashkia e Korçës, me 28 ankesa të përfunduara dhe 5 në proces. Bashkia e Durrësit ka përfunduar 20 ankesa, ndërsa 10 janë në proces.

Bashkia e Dibrës ka përfunduar tre ankesa, ndërsa tre i ka në shqyrtim. Në raport janë përfshirë edhe dy bashki që drejtohen nga përfaqësues të LSI, Bashkia e Beratit me 21 ankesa të përfunduara dhe 21 në proces, si dhe Bashkia e Gjirokastrës, me 8 ankesa të përfunduara dhe 8 në proces. Ndërkaq, një numër i konsiderueshëm i bashkive që drejtohen nga përfaqësues të Partisë Socialiste nuk figurojnë në raportin e dytë 5 mujor të bashkëqeverisjes. Nuk figurojnë as në raportin e parë dhe as në raportin e dytë të bashkëqeverisjes bashkitë Tepelenë, Sarandë, Maliq, Divjakë, Gramsh, Peqin, Belsh, Urë Vajgurore, Poliçan, Roskovec, Konispol, Mirditë, Himarë, Fushë-Arëz, Libohovë, Kolonjë, Pukë, Skrapar, Has. Pustec, Këlcyrë, Kurbin, Rrogozhine, Librazhd, Finiq, Lushnje, Memaliaj, Patos, Shijak, Kuçovë. Krujë dhe Malësi e Madhe.

Gjithashtu, në raport nuk janë përfshirë bashkitë që drejtohen nga Partia Demokratike, të cilat sigurisht nuk i janë bashkuar nismës së qeverisë për bashkëqeverisje me qytetarët. Gjithashtu, nuk figurojnë edhe pesë bashki të tjera që drejtohen nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.


Raporti 5 mujor i Platformës së Bashkëqeverisjes 'Shqipëria që duam'

Kushti për rikandidim

Angazhimi dhe performanca e krerëve socialistë të bashkive do të jetë kush i rëndësishëm për t’i rikonfirmuar si kandidatë potencialë për një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të 2019. Kushti është artikuluar disa herë nga kryeministri Edi Rama, por edhe nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Gjithashtu, Partia Socialiste ka ngritur një grup pune për vlerësimin e performancës së kryetarëve të saj në bashki. Grupi drejtohet nga Ilir Beqaj, me anëtarë Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi. Ky grup do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019.

Bashkitë e majta sipas arritjeve në trajtimin e ankesave

Bashkia Tiranë, përfunduar 166 ankesa, në proces 40

Bashkia Vlorë, përfunduar 46 ankesa, në proces 21

Bashkia Fier, përfunduar 42 ankesa, në proces 7

Bashkia Elbasan, përfunduar 38 ankesa, në proces 10

Bashkia Korçë, përfunduar 28 ankesa, në proces 5

Bashkia Durrës, përfunduar 20 ankesa, në proces 10

Bashkia Berat, përfunduar 21 ankesa, në proces 21

Bashkia Gjirokastër, përfunduar 8 ankesa, në proces 8

Bashkia Dibër, përfunduar 3 ankesa, në proces 3

Bashkitë e majta pa bilanc në bashkëqeverisje

Bashkia Tepelenë

Bashkia Sarandë

Bashkia Maliq

Bashkia Divjakë

Bashkia Gramsh

Bashkia Peqin

Bashkia Belsh

Bashkia Urë Vajgurore

Bashkia Poliçan

Bashkia Roskovec

Bashkia Konispol

Bashkia Mirditë

Bashkia Himarë

Bashkia Fushë-Arëz

Bashkia Libohovë

Bashkia Kolonjë

Bashkia Pukë

Bashkia Skrapar

Bashkia Has

Bashkia Pustec

Bashkia Këlcyrë

Bashkia Kurbin

Bashkia Rrogozhinë

Bashkia Librazhd

Bashkia Finiq

Bashkia Lushnje

Bashkia Memaliaj

Bashkia Patos

Bashkia Shijak

Bashkia Kuçovë

Bashkia Krujë

Bashkia Malësi e Madhe

Degët e PS, performanca e regjistrimeve në portal

PS Lushnje, 1 %

PS Delvinë, 2 %

PS Devoll, 2 %

PS Elbasan, 3 %

PS Mallakastër, 3 %

PS Peqin, 4 %

PS Durrës, 5 %

PS Tiranë, 6 %

PS Kurbin, 6 %

PS Kavajë, 7 %

PS Kukës, 7 %

PS Divjakë, 7 %

PS Shkodër, 8 %

PS Lezhë, 8 %

PS Klos, 8 %

PS Finiq, 8 %

PS Vau Dejë, 8 %

PS Cërrik, 8 %

PS Malësi i Madhe, 8 %

PS në Kolonjë, 8 %

PS Tropojë, 9 %

PS në Vlorë, 9 %

PS Patos, 9 %

PS Libohovë, 9 %

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?