Albert Dervishaj, zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Kronikë

Paralajmërimi i Ramës për krimet mjedisore, policia intensifikon kontrollet në gjithë vendin: Nuk do të ketë asnjë tolerancë

22 Nëntor 2021, 16:19| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 16:26

  • Share

Parandalimi i krimeve mjedisore në të gjithë vendin është një nga prioritetet e policisë së shtetit kohët e fundit, ku ka intensifikuar edhe kontrollet në territor. Në vetëm dy javët e fundit, në gjithë vendin janë evidentuar 215 vepra penale në fushën e mjedisit, për të cilat strukturat e policisë kanë angazhuar 1456 punonjës policie, për parandalimin dhe zbulimin e tyre.

'Në këto krime mjedisore janë përfshirë 213 autorë të veprave të ndryshme penale, nga të cilët 23 janë arrestuar në flagrancë, 184 janë proceduar në gjendje të lire dhe 6 janë shpallur në kërkim.'- tha zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj në një komunikatë për mediet.

Sakaq në vetëm 24 orët e fundit janë evidentuar 6 raste që kanë të bëjnë kryesisht me veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, ku janë konstatuar kamionë që transportonin inerte, të cilat i kanë hedhur jo në vendet e përcaktuara, por kryesisht buzë rrugëve dhe lumenjve. 

Sipas policisë së shtetit, shqetësuese mbeten ndërtimet pa leje, ku janë evidentuar 97 raste të tilla; prerja e paligjshme e pyjeve, janë evidentuar 55 raste dhe janë sekuestruar rreth 100 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Po kështu shqetësuese janë edhe gërryerja e lumenjve, djegia e gomave dhe e mbeturinave, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Ky aksion i policisë së shtetit vjen edhe pas porosisë së dhënë nga kryeministri Edi Rama, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore.

'Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, në zbatim të prioriteteve të qeverisë për parandalimin e krimeve mjedisore, janë duke ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të  paligjshme të pyjeve, ndërtimeve pa leje, ndotjes së mjedisit, gërryerjes së lumenjve dhe shkatërrimit të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.

 Si rezultat i  intensifikimit të veprimeve janë parandaluar ndërtime pa leje, janë prishur furra artizanale të prodhimit të gëlqeres, që përdorin kryesisht goma të automjeteve për djegie, janë konstatuar dhjetëra raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, gërryerjes së lumenjve dhe ndotjes së tyre apo të hedhjes së inerteve, që shkaktojnë ndotje të ajrit. Në këtë kuadër janë proceduar dhe arrestuar personat përgjegjës të këtyre krimeve mjedisore.

Vetëm dy javët e fundit, si rezultat i kontrolleve  në të gjithë vendin  janë evidentuar 215 vepra penale në fushën e mjedisit, për të cilat strukturat e Policisë kanë angazhuar 1456 punonjës policie, për parandalimin dhe zbulimin e tyre.

Në këto krime mjedisore janë përfshirë 213 autorë të veprave të ndryshme penale, nga të cilët 23 janë arrestuar në flagrancë, 184 janë proceduar në gjendje të lire dhe 6 janë shpallur në kërkim.

Vetëm për 24 orët e fundit janë evidentuar 6 raste që kanë të bëjnë kryesisht me veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, ku janë konstatuar kamionë që transportonin inerte, të cilat i kanë hedhur jo në vendet e përcaktuara, por kryesisht buzë rrugëve dhe lumenjve. 

Po kështu, shqetësuese mbeten ndërtimet pa leje, janë evidentuar 97 raste të tilla; prerja e paligjshme e pyjeve, janë evidentuar 55 raste dhe janë sekuestruar rreth 100 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Po kështu shqetësuese janë edhe gërryerja e lumenjve, djegia e gomave dhe e mbeturinave, duke shkatuar ndotje të ajrit.

Nisur nga evidentimi i rasteve të shumta të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, si dhe në zbatim të porosisë së dhënë nga Kryeministri i vendit, për shtimin e masave me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të veçantë masash me detyra konkrete për çdo strukturë, me qëllim intensifikimin e punës së saj për parandalimin e tyre, shkëmbimin e informacionit, për rritjen e cilësisë së hetimit të veprave penale që lidhen me krimet mjedisore dhe bashkëpunimin me institucionin e Prokurorisë.

 Parandalimi i krimeve mjedisore nuk është vetëm detyrë e Policisë së Shtetit, por edhe e shumë institucioneve shtetërore që i ngarkon ligji për të marrë dhe zbatuar masa parandaluese në këtë drejtim, pasi parandalimi i tyre është në interes të të gjithë shoqërisë. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për më shumë bashkëpunim e koordinim të veprimeve me këto institucione, si dhe shkëmbimin e informacionit me publikun, me qëllim minimizimin dhe eleminimin e veprave penale kundër mjedisit.

Parandalimi i veprave penale në fushën e mjedisit është një prioritet po aq i rëndësishëm, krahas prioriteteve të tjera që ka Policia e Shtetit në luftën kundër krimit, sodomos atij të organizuar, forcimin e sigurisë publike, kontrollit të kufijve etj, ndaj nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që presin pyjet, shkatërrojnë shtretërit e lumenjve, dëmtojnë mjedisin apo bëjnë gjueti ndaj kafshëve të egra etj.

Siguroj opinionin publik se strukturat e Policisë së Shtetit do të monitorojnë dhe kontrollojnë në vazhdimësi territorin, për evidentimin e veprave penale të krimeve mjedisore, duke angazhuar shërbime nga të gjitha strukturat, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe se këto vepra penale do të trajtohen me të njëjtin vlerësim sikurse edhe lufta kundër krimit të organizuar, krimet ndaj jetës dhe pronës etj. 

 Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontribuojnë në kufizimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit, si dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.'- tha zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj në një komunikatë për mediat.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 22/11/2021 16:29

    Hahahahahahha kapni ato poshte lanes e gjobitini me 50 mij leke per urinim e akte te turpshme ne publik! Ku shkoj ligji duhanit llotove e energjise elektrike.... O kafsherira ne vend tja jepnit kulturen me shkollim arsimim cfare mbollet pervec hashashit bingos kazinove e drogerave te forta asgje. Na dilni me tendency ndryshe asgje sdo beni ketu ka vetem fjale e asgje. Show vazhdon... Duhet pune per kedo te dalloj te keqen nga e mira se Po te kishin arsimimin e duhur nuk do hidheshe gje ne toke Po ne vendin e caktuar nuk do priheshin pyjet pa kriter... Konkluzioni zjarr he mo pun e madhe se u pren pyjet se gjanica vetem I kuq I zi I katranosur se metalurgjiku vetem tym ne darke se mbyllet orari se fabrika cimentos tym smoku he re se ska gje ... Ju pith me mall nga larg!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?