Antonio Guterres

Bota

Paralajmërimi i shefit të OKB-së: Rreziku nga një lufte bërthamore vetëm një hap larg

2 Gusht 2022, 10:34| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 10:41

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se bota është vetëm një hap larg një lufte bërthamore dhe se po kërcënohet nga një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.

"Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani. Mes tensioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor", deklaroi Guterrres.

Guterres e deklaroi këtë gjatë hapjes së konferencës për vendet e anëtarësuara në Traktatin e Mospërhapjes bërthamore. Marrëveshja e vitit 1968 u prezantua pas krizës së raketave Kubane. Ky traktat ishte krijuar për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore në më shumë vende dhe për të ndjekur qëllimin përfundimtar të çarmatimit të plotë bërthamor.

Guterres u bëri thirrje pjesëmarrësve të konferencës të ndërmarrin disa veprime, të përforcojnë dhe riafirmojnë urgjentisht normën 77-vjeçare kundër përdorimit të armëve bërthamore, të punojnë pandërprerë drejt eliminimit të armëve bërthamore me angazhime të reja për të reduktuar arsenalet, të adresojnë  tensionet e ndezura në Lindja e Mesme dhe Azia dhe promovojnë përdorimin paqësor të teknologjisë bërthamore.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?