Benjamin Netayahu

Bota

Paralajmëroi njohjen e shtetit të Palestinës, Netanyahu sulmon kryeministrin belg: Një udhëheqës i dobët që kërkon të dëmtojë vendin

3 Shtator, 19:24| Përditesimi: 3 Shtator, 19:36

  • Share

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka cilësuar komologun e tij belg, Bart De Wever “një udhëheqës të dobët që kërkon të qetësojë terrorizmin islamik duke sakrifikuar Izraelin”.

Kjo revlotë e Netanyahut erdhi pas deklaratës së ministrit të Jashtëm belg, Maxime Prevot, i cili njoftoi se Belgjia do të njohë pavarësinë e Palëstinës në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, "dëshiron ta ushqejë krokodilin terrorist përpara se ai të përpijë Belgjikën", shkroi zyra e kryeministrit izraelit në llogarinë e saj zyrtare X. “Izraeli do të vazhdojë të mbrojë veten”, thuhet në status, shkruan Reuters.

Përveç Belgjikës, me zemërimin e kryeministrit izraelit janë përballur dhe krerët e shteteve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë dhe Australisë, të cilët të gjithë kanë deklaruar njohjen e shtetit të Palestinës këtë shtator në OKB.

Netanyahu ka thënë se njohja e një shteti palestinez do të shërbente si shpërblim për sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën në Gaza. Izraeli është përballur me presion ndërkombëtar në rritje për shkak të humbjeve që ofensiva e tij ushtarake i ka shkaktuar popullsisë civile në Rripin e shkatërruar të Gazës.

SI.E./V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 03/09/2025 19:34

    Nje cifut terrorist qe po shfaros nje poull te tere i ben presion vendeve e mos te njohin shtetin e Palestines dhe ky eshte nje skandal i paprecedente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?