Mark Rutte

Bota

Paralajmëron kreu i NATO-s: Rritni shpenzimet e mbrojtjes ose do merrni një telefonatë nga Trump

20 Shkurt, 19:38| Përditesimi: 20 Shkurt, 19:41

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se po bisedon me vendet evropiane që ende nuk e kanë arritur objektivin e 2% të buxhetit për mbrojtjen, duke paralajmëruar se nëse nuk e bëjnë, mund të marrin një telefonatë nga Donald Trump.

Gjatë një konference për shtyp me Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, Rutte tha se 23 nga 32 vendet anëtare të NATO-s janë zotuar të përmbushin këtë detyrim.

“Ka ende disa vende që nuk e kanë arritur 2% dhe po punoj aktivisht me to për t’i nxitur ta bëjnë sa më shpejt,” u shpreh ai.

“U them: nëse nuk i përgjigjeni telefonatave të mia, mund të merrni një telefonatë nga një zotëri shumë i sjellshëm në Uashington,” shtoi ai me ironi, duke iu referuar Trump-it, i cili prej kohësh u kërkon vendeve evropiane të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen.

Rutte gjithashtu theksoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën, në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, duhet të mbështeten nga SHBA.

“Këto garanci të forta sigurie nuk do të përfshijnë trupa ushtarake në terren, por mbështetja e SHBA është e domosdoshme për të garantuar një sistem të fuqishëm parandalimi,” theksoi ai./ BBC

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?