Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka thënë sot nëse "mizoritë" kundër Gazës vazhdojnë, muslimanët dhe forcat e rezistencës mund të humbasin durimin dhe askush nuk do të ishte në gjendje t'i parandalonte veprimet e tyre.
"Bota po dëshmon spastrimin etnik të kryer nga regjimi sionist", tha Khamenei gjatë një fjalimi në Teheran, raporton CNN.
Izraeli ka pohuar se po bën përpjekje për të minimizuar viktimat civile duke paralajmëruar civilët të largohen nga pjesa veriore e Gazës, por numri i përgjithshëm i vdekjeve të raportuara nga ministria palestineze e shëndetësisë është afër 3 mijë.
SHBA dhe Izraeli thonë se Irani është mbështetësi kryesor i Hamasit, i cili nisi një sulm të paprecedentë në Izrael më 7 tetor që la 1400 të vdekur, edhe pse nuk ka prova konkrete për këto dyshime. Irani ka mohuar çdo përfshirje në nisjen e sulmeve të Hamasit. Presidenti i SHBA Joe Biden e ka paralajmëruar Iranin që të jetë i kujdesshëm me veprimet e tij në rajon, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë paralajmëruar të dy Teheranin kundër ndërhyrjes dhe përshkallëzimit të luftës Izrael-Hamas.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin
S.S/ReportTv.al