Bota

Paralajmëron Rusia: Situata në Siri është shumë e rrezikshme

13 Prill 2018, 10:11| Përditesimi: 13 Prill 2018, 10:14

  • Share

Ambasadori i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara (OKB), Vassily Nebenzia, ka thënë se prioritet i Rusisë është të shmanget lufta në kulmin e tensioneve të shkaktuara nga paralajmërimi për ndërhyrje të mundshme ushtarake të SHBA-ve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Takim të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkoi Bolivia, në të cilën u diskutua për tensionet në rritje për shkak të ndërhyrjes së mundshme ushtarake të SHBA-ve dhe Francës në Siri. Pas takimit, gazetarëve iu drejtua i dërguari rus Nebenzia, i cili tha se disa vende me retorikën e tyre agresive kërcënojnë paqen ndërkombëtare dhe shkelin normat e OKB-së.

"Jashtëzakonisht jemi të shqetësuar për tensionet në rritje. Shpresojmë të mos vijmë në një situatë pa rrugëdalje dhe se SHBA-të dhe aleatët e saj do të heqin dorë nga intervenimi ushtarak kundër shtetit sovran të Sirisë. Hapur paralajmërojmë se situata është shumë e rrezikshme", tha Nebenzia.

I pyetur për të komentuar mbi projekt-rezolutën suedeze për dërgimin e një ekipi hetues në Siri, Nebenzia tha se për momentin nuk është prioritet, por se prioritet është parandalimi i shpërthimit të luftës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?