Kontrollorët e AlbaControl që kanë lënë punën dje duke krijuar një situatë të rëndë në aeroportin e Rinasit mund të zëvendësohen me të huaj. Një alternativë e tillë është diskutuar në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit të Mbrojtjes Civile, organi i përhershëm i Emergjencave Civile për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga ndalimi i qarkullimit ajror nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror.
Mësohet se ky komitet, i përbërë nga disa ministra, ka marrë disa vendime ku fokusi kryesor është vënë në marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas.
Burime nga Ministria kanë thnë se janë kontaktuar që mbrëmë homologët partnerë të NATO-s, u është kërkuar ndihmë për kontrollorët
Kontrollorët është një pozicion specifik me rregulla nga EuroControl dhe me licencë nga eurocontrol.
Zëvendësimi, nuk është I thjeshtë. Do kohë për përgatitje dhe certifikim nga eucontrol. Ministria e Mbrojtjes nuk ka kontrollorë të forcave të ushtrisë.
Ndërkohë Shqipëria, ka edhe të rinj që kanë bërë shkollë në Barcelonë për kontrollorë, por duhen të plotësojnë orë specifike pune që të kalojnë. Orët e punës janë përgjysmuar se nuk ka pas fluturime, dhe as ata nuk mundet të futen, plus që në të gjitha rastet duhet certifikimi nga Eurocontrol.
Pra zgjidhja shihen vetëm të huajt, të cilët janë të certifikuar dhe pritet se me cilët partner do arrihet marrëveshja në mënyrë që të nisin fluturimet në Rinas.