GREQI- Athina, Selaniku dhe qytetet e tjera të Greqisë janë paralizuar që prej mëngjesit të sotëm, për shkak të një greve mbarëkombëtare 24 orëshe që kanë thirrur Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat (GSEE) dhe ajo e administratës shtetërore (ADEDY).
Në grevë, ku marrin pjesë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik, kërkojnë ndër të tjera rritje pagash dhe rikthimin e pagës së 13 dhe 14 dhe të kontratës kolektive të punës.
Ndër të tjera ata janë edhe kundër kundër shtrenjtësisë, inflacionit, krizës së strehimit. Qarkullimi është pezulluar. Anijet do të qëndrojnë të ankoruar në porte, janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e vendit, pëtfshirë edhe ato me Shqipërinë dhe anaselltas. Raportohet se do të lejohen vetëm fluturimet që konsiderohet të domosdoshme.
Në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private. Deri më tani policia ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona.
Foto:Greva në Athinë
Në Greqi punëtorët do të bëjnë një grevë mbarëkombëtare 24-orëshe. Për këtë situatë të gjitha fluturimet janë anuluar përfshirë Greqi-Shqipëri dhe anasjelltas.
Pezullimi i fluturimeve u bë i ditur edhe disa ditë më parë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, ku theksonte që të gjithë udhëtarët të kontaktonin me kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.
Kështu nëse shohim te faqja zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Tirabës udhëtimet e planifikuara nga Athina apo anasjelltas shkruhet anuluar.
Komente
