Greqia paralizohet sot për shkak të një greve 24 orëshe që nis në orën 10.30 ditën e sotme që kanë thirrur sindikata e punonjësve të sektorit privat GSEE dhe federata e nënpunësve të administratës shtetërore ADEDY.
Në qendër të Athinës, dhe qytetet e mëdha të vendit do të zhvillohen tubime.Mjetet e shërbimit publik do të punojnë me orar të reduktuar, ndërsa anijet do të mbeten të ankoruara në porte.
Në grevë marrin pjesë mjekët e spitaleve shtetërore dhe stafi i tyre , sindikatat e mësuesve, ndërtuesit, nënpunësit e bankave si dhe sindikalistë nga Federata Panhelene e Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit.
Me synimin për pjesëmarrje masive në grevë, GSEE ka informuar në të gjithë Greqinë, qytetarët për kërkesat e punonjësve të sektorit privat, midis të cilave më kryesoret janë rritja e pagave , marrja e masave të menjëhershme për të luftuar fitimet e jashtëligjshme nga rritja e pakontrolluar e çmimeve, riorganizimi i marrëdhënieve të punësimit , institucionalizimi i ligjit kolektiv të punës, sigurimi i strehimit të përballueshëm për të gjithë dhe zbatimi i programeve sociale të strehimit.
Këto janë sindikata jo këtu ku sindikatat janë kthyer në parti dhe varen nga partitë,turp .....
Përgjigju