GREQI- Në gjithë Greqinë po zhvillohen protesta masive e të dhunshme me rastin e 2-vjetorit të tragjedisë së përplasjes së dy trenave në afërsi të Larisës. Përplasja fatale e 28 shkurtit 2023 u mori jetën 57 personave, mes tyre edhe 6 shqiptarë.
Protestat janë shtrirë në gjithë vendin me thirrjet për drejtësi. Në shenjë mbështetjeje, një pjesë e madhe e dyqaneve dhe hoteleve janë mbyllur ditën e sotme. Familjarët e viktimave i kanë bërë thirrje publikut që të marrë pjesë në tubim.
Mbi 300 tubime janë zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa janë planifikuar edhe në qytete jashtë vendit.
Tragjedia u përkujtua edhe nga Kuvendi, ku kryetari Nikitas Kaklamanis mbajti një fjalim përvjetor, ndërsa të gjithë deputetët mbajtën 1 minutë heshtje.
Në Athinë tubimi filloi në orën 11:00 me qendër në sheshin Sintagma, dhe në Selanik gjithashtu në orën 11:00.
Në sheshin "Sintagma" të Athinës, rreth 2,000 protestues, kryesisht të rinj, brohoritën slogane kundër qeverisë dhe policisë. Gjatë trazirave janë kryer mbi 120 shoqërime në polici, nga të cilat 57 janë kthyer në arrestime. Po ashtu, 37 arrestimet janë kryer nga forcat e policisë në Selanik.
Protestat nga qytetarë grekë pritet të organizohen edhe në vende të tjera si në Bruksel, ku tubimi do të fillojë në orën 18:00 në Place Luksemburg përpara Parlamentit Evropian.
Në Romë protesta do të zhvillohet pranë stacionit qendror të trenit, duke filluar nga ora 16:00, ndërsa një protestë është parashikuar edhe në Londër.
Linjat janë pezulluar në të gjithë rrjetin hekurudhor, duke përfshirë hekurudhën periferike të Athinës. Shërbimet e metrosë për dhe nga aeroporti i Athinës nuk do të funksionojnë gjatë gjithë ditës. Fluturimet e aeroportit do të anulohen ose shtyhen dhe do lejohen vetëm fluturime për emergjenca shëndetësore apo fluturime të krerëve të shtetit.
Sindikata e Taksistëve të Atikës (SATA) u ka bërë thirrje taksistëve që qytetarëve që duan të marrin pjesë në protestë t’ua ofrojnë lëvizjen me taksi falas.
Gjatë tubimit persona të maskuar kanë hedhur molotovë drejt kuvendit në Athinë.
Si ndodhi ngjarja
Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, u mori jetën 57 personave. Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës (28 shkurt) , me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët.
Zëdhënësja e Policisë Helenë (EL.AS.), Konstantina Dimoglidu, foli për veprimet operacionale të policisë gjatë trazirave, duke theksuar se disa persona shfrytëzuan turmën për të sulmuar forcat e rendit.
"Këta individë nuk ishin të organizuar që në fillim, por lëviznin mes protestuesve," tha ajo për ERTneës, duke shtuar se ata mbuluan fytyrat e tyre dhe më pas sulmuan në mënyrë të koordinuar.
Dimoglidu shpjegoi se për shkak të numrit të madh të protestuesve në qendër të Athinës, policia vendosi të përdorë eautobotët, pasi uji është masa më e butë e ndërhyrjes.
Gjatë trazirave janë kryer mbi 120 shoqërime në polici, nga të cilat 27 janë kthyer në arrestime.
Më 28 shkurt 2025, Greqia po përjeton një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, në përvjetorin e dytë të tragjedisë hekurudhore në Tempi, ku humbën jetën 57 pasagjerë, shumica studentë. Në sheshin "Sintagma" të Athinës, rreth 2,000 protestues, kryesisht të rinj, po brohorasin slogane kundër qeverisë dhe policisë.
Këto protesta pasojnë një periudhë dyvjeçare pa ndëshkime për përgjegjësit e aksidentit, gjë që ka shkaktuar zemërim dhe pakënaqësi të thellë në mesin e qytetarëve. Sondazhet tregojnë se 68% e grekëve nuk besojnë se drejtësia do të vihet në vend për këtë ngjarje, ndërsa 77% janë të pakënaqur me përpjekjet e qeverisë për zbardhjen e çështjes.
Mbi 300 tubime janë zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa janë planifikuar edhe në qytete jashtë vendit.
Foto: Protestuesit hedhin molotovë në Athinë
Në të gjithë Greqinë sot janë mbajtur protesta në nder të 57 viktimave që humbën jetën 2 vjet më parë nga përplasja e 2 trenave ne Tempe.
Siç raportojnë edhe mediat greke persona të maskuar kanë hedhur bomba molotov në drejtim të Parlamentit.
Edhe në qytetin e Selanikut raportohet se disa prej protestuesve kanë hedhur molotov, gurë dhe shishe ndaj policëve. Oficerët iu përgjigjën duke gjuajtur gaz lotsjellës, shkruan Prothotema.gr.
Ndërkohë disa qytetarë të tjerë lëshuan në qiell dhjetëra balona të zeza në shenjë zie për viktimat e tragjedisë.
Mbi 300 tubime janë zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa janë planifikuar edhe në qytete jashtë vendit.
Në përkujtim të dy viteve nga tragjedia e përplasjes së dy trenave në Greqi, ku humbën jetën 57 persona, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit. Përmes një mesazhi publik, ai e cilësoi aksidentin si një moment që shkatërroi besimin e qytetarëve dhe shfaqi dështimet e shtetit, duke theksuar se qeveria ka një detyrë për të garantuar siguri dhe reforma në sektorin e transportit.
"Dy vite kanë kaluar nga nata e 28 shkurtit 2023, e cila la një shenjë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive me tragjedinë e Tempeve. Mendimet e të gjithëve janë me familjet e 57 viktimave, me të plagosurit, por edhe me ata që i mbijetuan këtij aksidenti, duke mbartur përgjithmonë brenda tyre plagën e kujtimit të tij.
Atë natë pamë fytyrën më të shëmtuar të vendit në pasqyrën kombëtare. Gabime fatale njerëzore u bashkuan me mangësi të rrënjosura prej kohësh në shtet, duke shkatërruar me dhunë çdo siguri. Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Dhe pikërisht kjo tregon madhësinë e betejës që duhet të zhvillojmë për të mundur "shtetin e thellë" të së kaluarës.
Çdo burrë dhe grua greke merr pjesë në këtë zi, të bashkuar nën kërkesën e përbashkët për të vërtetën. Një shpagim moral që vetëm Drejtësia e pavarur mund t’ia ofrojë shoqërisë, larg shfrytëzimit politik të dhimbjes njerëzore. Por edhe me pjekurinë e një kombi që kërkon siguri, përgjegjësi dhe përparim.
Pikërisht për këtë arsye, shumica e qytetarëve, qofshin ata që protestojnë apo ata që nderojnë në heshtje kujtimin e viktimave të Tempeve, bien dakord për një gjë: një aksident që plagosi zemrën e tyre nuk duhet të kthehet në një armë për të goditur unitetin e brendshëm dhe rrugën e qëndrueshme të vendit drejt së ardhmes.
Një bindje që për qeverinë kthehet në një detyrë të rëndë: të ecë përpara me vendosmëri dhe shpejtësi drejt reformave që do të çojnë në trena modernë dhe të sigurt, në shërbime publike më efikase dhe në një përditshmëri të përmirësuar për të gjithë. Ky është edhe angazhimi ynë", shkruan Mitsotakis.
Komente

Po per vrasjet shteterore te bera para 14 vitesh kur do te behet drejtesi?Po per masakren e Gerdecit kur do te behet drejtesi?Simboli i protestes ne gjithe Greqine eshte solidariteti me familjaret.Kerkohet qe para gjykates te dalin te gjithe punonjes e pushtetare e te mbajne pergjegjesi per krimin.Shqiperia nuk e ka nje ndjenje te tille.Nje popull pa ndjenja,te udhehequr vetem per para dhe politika vrastare.
Përgjigju