Kronikë

Parandalimi i aksidenteve, arrestohen 3 drejtues mjetesh dhe vendosen 1556 gjoba

30 Mars 2021, 15:12| Përditesimi: 30 Mars 2021, 15:21

  • Share

Policia Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore ka intensifikuar kontrollet. Gjatë 24 orë e fundit janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 2 prej të cilëve ishin në gjendje të dehur dhe 1 nuk posedonte lejen e drejtimit.

Gjatë kontrolleve të policisë rrugore janë pezulluar gjithashtu 57 leje drejtimi, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për shkak se po drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore ka vendosur gjithashtu edhe 1456 gjoba për shkelin që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore si parakalime të gabuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të automjetit, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për mospërdorimin e rripit të sigurimit, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për shkelje të semaforit etj.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Drejtoria e Policisë Rrugore 

Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë. 

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, 2 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. 

Janë pezulluar 57 leje drejtimi, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 

Gjithashtu janë vendosur 1456 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore si parakalime të gabuara, përdorim i celularit gjatë drejtimit të automjetit, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për mospërdorimin e rripit të sigurimit, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për shkelje të semaforit etj. 

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.  

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?