Foto ilustruese

'Parandalimi i mashtrimit dhe evazionit fiskal/ 'Tatimet' bëjnë shkëmbimin e parë automatik të informacionit me autoritete homologe

29 Dhjetor 2020, 09:10| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 09:13

  • Share

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kryer Shkëmbimin e parë Automatik të Informacionit me administrata të tjera homologe.

Me anë të këtij procesi synohet shkëmbimi i informacionit mbi llogaritë offshore, duke përfshirë balancat e llogarive dhe të pronësisë. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, brenda logjikës se veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.

"Shqipëria në vitin 2020 iu bashkua vendeve që zbatojnë standardet globale të Shkëmbimit Automatik të Informacionit mbi Llogaritë Financiare, sipas standardit CRS të OECD-së, duke shkëmbyer automatikisht informacionin për llogaritë financiare të personave jo rezidentë.

Standardi i Përbashkët i Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin Automatik të Informacionit (AEOI) kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive të cilët janë rezidentë të shteteve të tjera. Një informacioni i tillë duhet të transmetohet "automatikisht" për çdo vit ndërmjet administratave tatimore të vendeve që janë bërë tashmë pjesë e këtij raportimi.

Sipas standardit, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë balancat e llogarive dhe të pronësisë. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, brenda logjikës se veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.

Pas një pune voluminoze që zgjati thuajse dy vjet, duke filluar me hartimin e legjislacionit shqiptar që reflekton standardin CRS të OECD-së, ngritjen e infrastrukturës së nevojshme informatike për shkëmbimin e informacionit si dhe ndërgjegjësimin dhe sqarimin e vazhdueshëm të institucioneve financiare si subjekt i zbatimit të Ligjit nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, administrata tatimore shqiptare finalizoi me sukses në muajin dhjetor 2020 shkëmbimin e parë automatik të informacionit me 72 administrata të tjera homologe.

Ky shkëmbim informacioni me autoritetet tatimore të shteteve lidhur me llogaritë financiare në Shqipëri të individëve/entiteteve jo-rezidente do të shkëmbehet çdo vit me autoritetet tatimore të shteteve ku këta individë/entitete janë rezidentë tatimorë dhe anasjelltas", njofton Drejtoria.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?