Parandalimi i atentatit, arrestohet 1 prej anëtarëve të grupit kriminal! Report TV siguron detaje: Shënjestra shpëtoi sepse nuk shkoi në Berat

1 Qershor 2023, 13:59| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 23:51

  • Share

Report TV ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e parandaluar ditën e djeshme nga policia në Berat ku u shpallën në kërkim 3 persona të dyshuar si vrasës me pagesë. Njëri prej tyre, Arli Shehu është kapur këtë të enjte (1 qershor) 

Gazetarja Mimoza Sinanaj raporton se tre anëtarët e grupit kriminal, Hamir Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora morën një makinë tip ‘Chevrolet’ me qera për 5 ditë, për të ndjekur shënjestrën i cili shkonte çdo fundjavë në Berat.

Por këtë herë, shënjestra nuk shkoi në Berat dhe për këtë arsye i shpëtoi atentatit.

Kujtojmë se ditën e djeshme në kontrollin e makinës u gjet një motoçikletë e vjedhur në Kosovë, bashkë me një armë zjarri automatik me silenciator, një pistolete me silenciator, municion luftarak, 2 skafandra, veshje kamuflazh (xhup meshini), 2 radio, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse. Armët e gjetura janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore. Ndërkohë 3 autorët e dyshuar u arratisën në pyll pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Grupi i hetimit është treguar i rezervuar në lidhje me personin që ishte objektiv i grupit të vrasësve. Hamit Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora unshpallë në kërkim për akuzat "Sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje" dhe "Prodhimi e mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".

Ora 21:45
Tentativa për atentat në Berat, arrestohet një prej anëtarëve të grupit kriminal

1685629692_berat.jpg

Kapet njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat.

Në prangat e policisë ka rënë 30-vjeçari nga Korça Arli Shehu, informon gazetarja e Report Tv Mimoza Sinanaj. Ai së bashku me dy shtetasit e tjerë: Hamit Berisha,55-vjeç,nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç, nga Tirana kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë kishin fshehur automjetin në fshatin Moravë.

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohê që tre autorët duke përfituar nga errësira ishin larguan drejt zonave të pyllëzuara pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 01/06/2023 21:51

    Tre kafshe.Ndjese kafshve per krahasimin.

    Përgjigju
  • Artan: 01/06/2023 14:12

    Duhet denimi me vdekje per keta spurdhjak ska shtet duhet enveri ti thon bukes pap.

    Përgjigju
    • Turi: 01/06/2023 15:27

      Ke te drejte por kush do ta bej kete ligj ? Vetem ai ligj i ben pula keta kulishat me pagese dhe te tjeret qe vrasin per gjera vk

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?