Zbulohet trafiku i mbetjeve toksike/ Amianti kancerogjen bllokohet në tragetin nga Italia, groposej në Vlorë! SKEMA që zbatonin 6 të arrestuarit

20 Shkurt 2020, 21:02| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 12:10

  • Share

VLORË - Një rrjet i trafikut të mbetjeve toksike dhe lëndës kancerogjene amiant, është zbuluar nga policia shqiptare, ku qëllim ishte sjellja e këtyre mbetjeve të rrezikshme nga Italia, dhe groposja e tyre në qytetin e Vlorës, ndërsa në pranga ranë 6 persona nga Vlora mes të cilëve një grua 55-vjeçare. Skema u zbulua me bllokimin në portin e Vlorës brenda një trageti të ardhur nga Brindisi i Italisë, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe për mjedisin, të ndaluara me ligj në Shqipëri, mes të cilave edhe amianti, fibra natyrale, ndër shkaktarët kryesore të sëmundjeve kancerogjene. Me marrjen e informacioneve në rrugë operative, policia arriti që ta bllokojë këtë sasi pa lejuar që amianti të nxirrej nga trageti i mbërritur në postin e qytetit bregdetar. Por burime konfidenciale nga policia, thonë se kjo nuk ishte rruga e parë e këtij rrjeti kriminal. Mbi 15 rrugë dyshohet të jenë kryer, çka do të thotë se mbetjet e rrezikshme në këto rrugë të pazbuluara nga policia më parë, kanë arritur të groposen në vendin tonë. 

Në bashkëpunim me policinë kriminale, atë të Vlorë, të Kufirit, Prokurorinë e Vlorës dhe ministrinë e Mjedisit, u arrit të zbulohen personat e parë pas kësaj skeme kriminale, ndërkohë që operacioni është në vijim për të zbuluar përfshirjen e të dyshuarve të tjerë. Trageti u sekuestrua nga policia bashkë me një furgon mallrash ku ishte amianti. Pjesa më e rrezikshme e këtij trafiku, fshihet pas dhjetëra fuçive me mbishkrimin "eni" një kompani italiane e naftës dhe gazit me seli në Romë, e cila për policinë, "kishte mbetje të rrezikshme", por që nuk dihet ende konkretisht se çfarë lënde është dhe sa të rrezikshme mund të jenë për shëndetin.

Shqiptarja.com zbardh të gjithë skemën se si funksiononte ky rrjet. Burime konfidenciale nga policia thanë se lëndët e rrezikshme silleshin në Shqipëri përmes një firme pastrimi, "Delfini 1", e cila rregullonte të gjitha dokumentacionet, duke i kamufluar mbetjet toksike sikur të ishin produkte kimike pastrimi. Për këtë arsye në pranga ka rënë  Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë, administratore e kësaj firme. Më tej, përmes një biznesi të autorizuar për t'u futur në port, nxirreshin mbetjet e rrezikshme dhe groposeshin në një pikë grumbullimi të mbetjeve të portit me bazë në Vlorë. Firma "Kornuzi" në lagjen "24 Maji" me akvititet prej vitit 2017, ka pronar Zamir Kornuzi, 46 vjeç, i arrestuar.

Të arrestuar janë gjithashtu, edhe Festim Tafa, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit S.T.Damian, zv.kapiteni, Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, A.B 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku ndodhej amianti, Arbër Çuni 28 vjeç.

Pas grupit të arrestuar në Shqipëri, dyshohet të fshihet mafia napolitane, Camorra që merret me mbetjet toksike. Në Itali asgjësimi ligjor bëhet në impiantet industriale, çka kushton shumë, ndërsa duket se Camorra ka gjetur një rrjet personash në Shqipëri që i trafikojnë dhe groposin mbetjet e rrezikshme shumë më lirë se sa kushton kjo në mënyrë ligjore në shtetin fqinj.

Të arrestuarit do të hetohen nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe "Transportimi i mbetjeve”. Drejt Vlorës janë nisur oficerë të policisë gjyqësore të SPAK pasi ka dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal. 

VIDEO/ Mbetjet e sekuestruara

6 të arrestuarit:

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë - Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN
Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë - Shoferi i fugonit  tip Iveko , me targe AA 417 SC
A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë - Drejtori operativ i një agjencie tragetesh
Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë - Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë - Administratore e firmës së pastrimit "Delfini 1".
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë - Pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi

Ora 22:24
Mafia italiane dyshohet të fshihet pas rrjetit të shqiptarëve, pse u zgjodh Vlora për groposjen e mbetjeve të rrezikshme?!

1582234200_1582232472lenderezikshme11.jpg

Pas grupit të arrestuar në Shqipëri, në skemën e trafikut të mbetjeve toksike për t'u groposur në Shqipëri, dyshohet të fshihet mafia italiane. Groposjet e paligjshme të lëndëve të rrezikshme janë fenomen i mafies italiane, Camorrës napolitane. Në shtetin fqinj, një zonë pranë Napolit njohur si "5 zjarret", njihet si vendi që ka marrë qindra jetë njerëzish pikërisht nga ky aktivitet masiv i paligjshëm që ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve nga groposjet e lëndëve, e mbetjeve kancerogjene. Në Itali, groposja për të asgjësuar lëndë të ndryshme kushton shumë, e duket se grupet mafioze kanë gjetur rrugën më të thjeshtë dhe të lirë: Një rrjet personash në Shqipëri që i trafikojnë dhe groposin mbetjet e rrezikshme shumë më lirë se sa kushton kjo në mënyrë ligjore në Itali. Në Shqipëri, nga sa Report Tv mëson, lëndët e rrezikshme dyshohet të groposeshin në Vlorë, përmes një pike grumbullimi të mbetjeve të portit me bazë në Vlorë.

Ora 22:22
Çfarë është Amianti? Lënda e rrezikshme që u tentua të groposej në Shqipëri...por dështoi

1582229953_amianti.jpg

Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri. Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, është përdorur për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj. Amianti, azbesti, eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin. Prezenca e amiantit në objekt ose në materiale, kur ai është i izoluar, nuk shkakton rrezik për njeriun. Rreziku rritet kur ai lirohet në ajër, nga dëmtimet e ndryshme të materialeve, e posaçërisht të atyre që janë të thyeshme. Përmes organeve të frymëmarrjes këto fibra futen në mushkëri. Ato qëndrojnë përgjithmonë ne organizëm dhe janë me pasoja fatale për njeriun. Prej kohës kur njeriu i ekspozohet fibrave të asbestit e deri në diagnostifikimin e sëmundjeve, është një kohë relativisht e gjatë. Por kur ato diagnostifikohen, janë me pasoja fatale për njeriun dhe është shumë vonë të ndërmerret diçka për përmirësimin e gjendjes. Praktikisht, personat e ekspozuar ndaj këtyre fibrave, nuk kanë simptoma akute, të cilat do të konfirmonin futjen e fibrave në organizëm, por që nga momenti ku ato absorbohen nga trupi, ato fillojnë punën e tyre shkatërruese. Sëmundjet që shkaktohen nga ekspozimi ndaj fibrave të asbestit, këtij materiali të rrezikshëm, janë: Asbestoza, Kanceri Mesotelioma, Kanceri i vezoreve etj. Amianti në Shqipëri ka pasur një përdorim të gjerë në vitet ’60 dhe një pjesë e mirë e objekteve me këtë element i mbajmë të trashëguara edhe sot. 

Ora 22:05
Roli i personit që hynte lirshëm në port! Një pikë grumbullimi në Vlorë dyshohet se groposte mbetje toksike

Një nga të arrestuarit në trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Italia në Shqipëri, është edhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë. Ai është pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi". Burime konfidenciale nga policia thanë se ka dyshime të forta që lënda e amiantit të groposohej në Shqipëri përmes kësaj  pike grumbullimi të mbetjeve nga porti. 

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ai ka të regjistruar dhe si biznes aktiv prej vitti 2017 aktivitetin për "Grumbullim e tregtim mbeturine hekuri e metale me ngjyra. Grumbullim të makinave të vjetra, shitje të pjesëve të këmbimit të përdorura. Grumbullim e tregtim me pakicë të artikujve plastike. Tërheqja e mbetjeve të ngurta dhe vajore në portet detare dhe radat e tyre".

Nga fusha e veprimtarisë së kësaj kompanie, shikohet se Zamir Kornuzi përmes biznesit të tij kishte lirshmëri për t'u futur në portin e Vlorës, pasi kishte vendosur edhe "tërheqjen e mbetjeve të ngurta dhe vajore në portet detare".

Ndërkohë, vendi i ushtrimit të aktivitetit është në Rrugë "Vasil Talo", Lagjja 24 Maji.

Ora 21:57
EKSKLUZIVE/ SPAK përfshihet në hetimin për trafikun e mbetjeve kimike

1582231679_LENDAKIMIKE.JPG

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në një reagim ekskluziv për Report Tv bën me dije se janë nisur drejt Vlorës oficerë të policisë gjyqësore të SPAK pasi ka dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal. "SPAK ka kërkuar informacione urgjente nga prokuroria e Vlorës pas rastti dhe përfshihet në hetim. Drejt Vlorës nisen oficerë të policisë gjyqësore të SPAK", bëjnë me dije burime për Report Tv nga SPAK.

Ora 21:56
Dyshimet: Amianti nga Italia për t'u groposur në Vlorë....ende mister vendi se ku

Burime konfidenciale nga policia thanë për Report Tv, se ka dyshime të forta që shqiptarët ta sillnin lëndën e rrezikshme të amiantit në vendin tonë për ta groposur. Në këtë trafik mafioz, i cili është ende në hetim e sipër në një aksion policor që vijon, dyshohet që gjithçka të organizohej nga pronari i një pike të grumbullimit, firma "Kornuzi". Ende nuk dihet se ku është vendi i saktë që këta persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale e kanë groposur amiantin. Por burime thanë se dyshohet që gjithçka të jetë mbyllur në qytetin e Vlorës. Mbetjet e ambientit, që janë ndër shkaktarët kryesore të sëmundjeve kancerogjene, janë të rrezikshme, dhe me këtë skemë është gjetur pikërisht Shqipëria për t'u groposur, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Ora 21:45
Report Tv zbardh EMRAT/ Kush janë 6 të arrestuarit të përfshirë në trafikun e mbetjeve toksike dhe detyrat e tyre

1582234261_1582232472lenderezikshme2.jpg

Report Tv ka zbardhur emrat e 6 personave të arrestuar dhe detyrat e tyre.

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë - Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN
Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë - Shoferi i fugonit  tip Iveko , me targe AA 417 SC
A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë - Drejtori operativ i një agjencie tragetesh
Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë - Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë - Administratore e firmës së pastrimit "Delfini 1".
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë - Pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi"

Ora 21:45
'Mbi 15 rrugë pa u zbuluar!' Si është futur në Shqipëri lëndë e rrezikshme kamufluar pas firmës së pastrimit!

Report Televizion zbulon skemën që përdornin grupi i shqiptarëve për të trafikuar në Shqipëri lëndën e rrezikshme dhe të ndaluar me ligj të amiantit. Ata kamufloheshin pas një firme pastrimi "Delfini 1", dhe në letra e dokumentacione gjithçka e kishin të shkruar sikur fusnin produkte kimike për pastrim. Për këtë arsye në pranga ka rënë edhe administratorja e kësaj firme pastrimit, Elisabeta Cuni.

Burime konfidenciale thonë për Report Tv, se kjo firmë, dyshohet të ketë bërë mbi 15 rrugë të tilla, duke u kamufluar mbi këtë skemë. 

Ora 21:40
Si e kamufluan vlonjatët lëndën e rrezikshme në fuçitë e kompanisë së fuqishme italiane

Mbetjet e rrezikshme të amiantit ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë "eni". Në fakt, ng anjë kërkim në internet të këtij emri dhe logoje, "Eni" është një kompani shumëkombëshe italiane e naftës dhe gazit me seli në Romë.

Ora 21:05
Parandalohet tentativa për futjen në Shqipëri të një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme

1582234997_amiant.jpg

Një sasi e konsiderueshme amianti, mbetje e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin e ndaluar me ligj në Shqipëri, është zbuluar nga policia në një traget që vinte nga Brindisi i Italisë, pa u lejuar që amianti të nxirrej nga trageti i mbërritur në portin e Vlorës. Lënga e amiantit ishte sjellë nga Italia me traget në drejtim të portit të Vlorës me qëllim për t'u depozituar në Shqipëri - thotë policia, ndërsa njofton se janë arrestuar 6 personat përgjegjës me origjinë nga Vlora, mes tyre edhe një grua 55-vjeçare. 

Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri. Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, është përdorur për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj.

Operacioni u zhvillua nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit.

Për shkak të hetimeve është vënë në sekuestro në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Policia thotë se kishte marrë informacione në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, "se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t'i depozituar në Shqipëri".

Me organizimin e punës dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar "Amiant", në kuadër të të cilit u bë arrestimi i gjashtë personave, të gjithë me banim në Vlorë, mes të cilëve edhe një grua 55-vjeçare, një 28-vjeçar, më i riu në moshë dhe një i moshuar 71-vjeçar.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës  Brindisi - Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë. Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe "Transportimi i mbetjeve”, njoftoi zyrtarisht policia.

6 të arrestuarit:

Kujtim Xhafellari 65 vjeç banues në Vlorë - Zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN
Arber  Cuni, 28 vjeç, banues në Vlorë - Shoferi i fugonit  tip Iveko , me targe AA 417 SC
A.B, 48 vjeç, banues në Vlorë - Drejtori operativ i një agjencie tragetesh
Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë - Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.
Elisabeta  Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë - Administratore e firmës së pastrimit "Delfini 1".
Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë - Pronari i pikës së grumbullimit firma "Kornuzi

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zhupanaku: 21/02/2020 10:31

    Erdha para 3 ditesh aty dhe breket e palara dhe 20 kilo portokalle nuk mi lane ti nxirja dogana na kalokan plerat me kancer!!!???

    Përgjigju
    • Ejj: 23/02/2020 10:46

      Kafsha je i modh hahahahahah

    • Kafsha: 21/02/2020 22:39

      Me brek t palara n beth paske ardhur në vendlindje? Nuk ke turp qe si ndëron breket?

  • bim: 21/02/2020 10:08

    Me helmu vendin ku je rrit, ku te rriten femijt dhe nipat per disa lek qe do ti hargjonin ne kumar e prostituta, çfar turpit

    Përgjigju
  • Proka: 21/02/2020 08:21

    Tani dogana ka te drejte te ktheje mbrapa materialet toksike nga kane ardhur. Raste te tilla ne Shqiperi ka pasur edhe me heret te sjellura nga firmat gjermane me mjete radioaktive dhe ne ate kohe u derguan mbrapa. Shqiperia u shperblye me disa miliona Euro per heshtje.Ky rast duhet denuar si veper kriminale e rende pasi shkakton ndotje te rrezikshme te ambientit dhe popullates. Me te mira

    Përgjigju
  • Iris: 21/02/2020 04:12

    Edhe ketu ne U.S.A behen te tilla veprime,por ketu mbetjet biokimike dergohen nga zonat industriale te veriut e verilindjes drejt zonave me pak te zhvilluara ose rurale si Alabama ,Misisipi,Ohajo etj.Njerezit atje ndjehen te pakenaqur.Asnje nuk do qe te jete kosh plerash I te tjereve.

    Përgjigju
  • Vlora ime (dikur): 21/02/2020 00:51

    Edhe kete e bete ore plera materialiste, nuk u ngopet, duke shtuar leket! Futini ne by... tani, dhe u blini femijeve tuaj Mercedeza e Audi qe te shesin pordhe rrugeve te helmuara te Vlores. Njerez te pa fe e, te pa meshire qe shisni e shkaterroni vendin tuaj per ilusione/materiale. Yyyttt race e qelbur, u dalte nje gjender ne rëzë te by.... e mos gjefshit karar. Krye moterq...

    Përgjigju
  • Monizmi: 20/02/2020 23:49

    Imagjinoni ckane bere për 30 vjet

    Përgjigju
  • Zuzu: 20/02/2020 23:48

    O ju shkerdh qe shani vloren ... kapiteni eshte Tiranasss mor jahuuuuh... pisaaaaaa

    Përgjigju
    • Miti: 21/02/2020 22:40

      Zuzu bajgë fundurrine, yyyt plere vlonjate!

    • Te katërmbëdhjetët: 21/02/2020 09:12

      Po te tjeret nga jan o bukshkelur.y Raca me e keqe ne shqiperin e mjere

  • Sara: 20/02/2020 23:44

    Edhe kete e bene?

    Përgjigju
  • SKANDAAAAL: 20/02/2020 23:32

    esht skandali me i madh i ndodhur.te dhjefsha tonelatat e kokaines para ktyre helmeve qe kan futur kta plerat ne token ton.tani po qe do zhduket raca jon e bukur e do lindim te deformuar si fshataret napolitan si pasoj e helmeve qe ka sjell zamir evgjiti.qeveri polici spak dreqi me te bir te bej shembull kta rac muti rac romesh pa nder pa fe pa atdhe.vet edi rama qe ka dal dhe foto me evgjitin ti japi denimin maksimal

    Përgjigju
  • Redi: 20/02/2020 23:27

    Po Siguria Portuale a funksionon aty ne Vlore apo rine ngrohen ne diell

    Përgjigju
    • Zuzu: 20/02/2020 23:47

      Ik o injorant ... cpune ka siguria portuLe ... ka dogane atyyy ... ka polici portualeeee o haleeeee injorant vlore

  • ruana Zot: 20/02/2020 23:24

    Cfar po na degjojn veshet.edhe ket ariten ta behn lebrit.burgun e kan pak qe nga i pari te i fundit ata qe duhet ti frenojn keto gjera

    Përgjigju
  • Robshi PPP: 20/02/2020 23:17

    Putaneri shqiptare... vetem vlera percjell ai vend... tamam si peshqeshi ne krye te vendit... ta pini me shendet vajin e ullirit e ujin e ftohte... yyyytt

    Përgjigju
  • spak: 20/02/2020 22:59

    Ncncnc ca pragqiwrash, mos i fusni ne burg po hidhini ne vask me Amiant

    Përgjigju
  • Sokoli: 20/02/2020 22:58

    Të shkarkohet hetohet e denohet gjithe personeli i portit të Vlores . Vlonjteve tu vihen kamera edhe në breke

    Përgjigju
    • Zuzu: 20/02/2020 23:45

      Pirth pirth se lirohesh.... dhe duka shpk te hetohet haaaahasaaahaaaaa

  • Ali Derdush Karbonara: 20/02/2020 22:50

    Shyqyre po funksionon shteti... te forcohet me shume akoma shteti! Të ringrihet policia e Enver Hoxhes të fshije minjtë ku jane e ku s jane

    Përgjigju
    • Robshi PPP: 20/02/2020 23:30

      O KARbonara... po kujt ja trego shtetin o trafikant droge putane organesh e tashme lendesh toksike... o te heqshin te drejten e votes se je shume i trashe per te merituar kete te drejte

  • Mirditor: 20/02/2020 22:46

    ky eshte lajm i mir se do te thote qe shteti po punon, po prap kam frik se jemi shum mbrapa me aftesit per te ndaluar kto lloj trafiqesh shume te denshme per shendetin. jan kancesorze. te vertetuara 100% nga shkenca.

    Përgjigju
    • Robshi PPP: 20/02/2020 23:27

      Ore pall partie... po si funksionon shteti mor te marrte muti shalet

  • MUTRAT PRUDENTINO: 20/02/2020 22:39

    Po ca prisnit ju nga mafjozet e brindizit qe kane 20 vjet dhe bejne c,te duan ne Portin e Vlores.I kane korruptuar te gjithe qe nga drejtori portit shefi kufirit dhe deri te evgjitet qe shesin fara

    Përgjigju
  • populli: 20/02/2020 22:37

    O zot na ruaj femijet.. kjo eshte maja ajzbergut

    Përgjigju
  • Bimi: 20/02/2020 22:37

    Si zakonisht vlonjatet e tregojne veten per vlerat dhe kontributin qe kane dhe japin.Yt race e keqe. Imagjinoni sa perle do ishte Vlora po mos te kishte vlonjate ne te.

    Përgjigju
    • Per Ai: 21/02/2020 09:15

      E di or shek qe ka njerez te mire plot.por ka shume njerez te keqinj. Me te thatin digjet dhe i njomi per fat te keq

    • Ai: 21/02/2020 01:02

      Sjan te gjithe Vlonjatet te tille! Shumica e tyre jane njerez te mire dhe punetor dhe qe shikojne hallin e vet. Per fatin tone te keqe, kemi dhe keta njerez qe po na shkaterrojne jeten! Per keta njerz burgu eshte shume pak!!

    • Selenice: 20/02/2020 22:55

      Shyqyr qe me në funde u zgjuate, na ra goja duke thënë vlonjate keshtu e vlonjate ashtu

  • Durrsaku: 20/02/2020 22:25

    E po t fusesh helm ne token ku rriten femijet apo familjaret e tu per 2 lek vetem Shqiptari e ben

    Përgjigju
    • Albiona: 21/02/2020 09:17

      Ca duhet me ju thene? falëm nderit qe po na helmoni e vrisni.Yt race e keqe labesh bukshkelur

    • Selenicës dhe gjithë robqirave që shajnë Vlorë.: 21/02/2020 06:24

      Kornuzi e Cuni shanë far e Vlonjat o pragq*ra.

    • Selenice: 20/02/2020 22:52

      Ik ore kaqole vlonjati thuaj jo shqiptari

  • Dori: 20/02/2020 22:24

    Asnje meshire per keta kriminele....

    Përgjigju
  • Fredi: 20/02/2020 22:21

    Nuko e mujtme plako nuk bojn vlonjatt nga kto gjona!

    Përgjigju
  • Fieraku: 20/02/2020 22:18

    Fundurrina vlonjate

    Përgjigju
    • Qami: 20/02/2020 23:44

      Rrac me e poshter se ju o shkerdhate

  • Gjorm: 20/02/2020 22:08

    Njerese të liqe ne Vlore, nuk jetohet dot në kete qytet

    Përgjigju
  • Sylejmën Osmëni: 20/02/2020 22:06

    Fillohete e mbarohete po me Vlore

    Përgjigju
  • Selenice: 20/02/2020 22:00

    Qelbesira

    Përgjigju
    • online: 20/02/2020 23:01

      Shkuuuu fshatar shpidhjere ik zhytu ne bitum

    • Vlore: 20/02/2020 22:19

      Yt fshatarë qelbesire

  • Faik: 20/02/2020 21:59

    Zhbirroini tani mu trit vlonjate të tregojne si e qysh dhe kalbini në burg! Dhe kutite e helmit futuani nën dyshemete e shtepive të tyre që kur të pjellin të nxjerrin shtaze të deformuara.

    Përgjigju
  • a evgjit evgjit: 20/02/2020 21:56

    kalbini ne burg kta plehrat e plehrave se po bejn njerzit burg kot per gjera te parendsishme fare fare ndersa kta fispredhat po na helmojn cdo dit

    Përgjigju
  • Miri: 20/02/2020 21:53

    T'ju qifshe robete

    Përgjigju
  • Miri: 20/02/2020 21:52

    Po me ju qi ropt ktyne ca nodh pershemull

    Përgjigju
  • Berat: 20/02/2020 21:10

    Po shyqy qe po fillon shteti te funksionoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?