Arma e sekuestruar nga Policia e Shkodrës

Kronikë

Parandalohet krimi në Shkodër, 35-vjeçari dhunon dhe kërcënon gruan me armë gjahu, arrestohet nga policia (EMRI)

5 Shkurt 2022, 15:42| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 15:44

  • Share

Një ngjarje e rëndë është parandaluar këtë pasdite në Shkodër. Mësohet se një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka kanosuar me armë gjahu bashkëshorten.

Sakaq, mësohet se 32-vjeçarja me inicialet B.K., ka telefonuar policinë duke thënë se bashkëshorti ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

Blutë e Shkodrës kanë arrestuar në flagrancë Kristian Kasnecin, 35 vjeç. Sakaq, policia ka sekuestruar armën e gjahut me fishekë në fole, si dhe një sasi fishekësh.

Njoftimi i Policisë
Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti familjar. Kanosi me armë gjahu bashkëshorten dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 35-vjeçari. Nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 35 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasja B. K., 32 vjeçe, ka telefonuar në sallën e komandimit të DVP Shkodër, se bashkëshorti i saj po ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte kanosur me armë gjahu. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë vlerësuar situatën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti dhe duke arrestuar në flagrancë bashkëshortin e shtetases B. K.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me fishekë në fole, me të cilën 35-vjeçari kishte kanosur bashkëshorten, si dhe një sasi fishekësh arme gjahu.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja“ dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Komento

Komente

  • Frani: 05/02/2022 16:34

    Po KY asht barbonn tan diten dejshem njeri kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?