KORÇË- Klodian Asllani, 26 vjeç, me precedent të mëparshëm penal, është arrestuar nga policia e Korçës, ndërsa dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.
Sipas policisë i riu, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma u gjet në koshin e mbeturinave dhe u sekuestrua nga policia, ndërsa nuk dihet se kush ishte objektivi i të riut, apo porositësit e vrasjes.
Në kuadër të operacionit ‘Matrix’, u arrestua në flagrancë Klodian Asllani, banues në Korçë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Po ashtu është proceduar penalisht për veprën penale ‘Moskallëzim i krimit’ një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me Klodian Asllanin. 17-vjeçari dyshohet që ka pasur dijeni se 26-vjeçarmbante me vete armë zjarri.
Vijon puna intensive, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, të cilat, për arsye hetimore, nuk i bëjmë dot me dije. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente

Ne rradhe te pare duhet te denohen sundimtaret qe kane nenshkruar marreveshjen per heqjen denimit kapital vetem e vetem qe te hyjne ne BE packa se po e paguajne me jete njerezish sidomos te rinjsh qe per aresye te ndryshme kane zgjedhur rrugen e krimit droges etj
PërgjigjuOre po si ka mundësi që kto burgaxhinjt nuk zën mënd apo burgu për kta është hotel me 7 yje. Merini kto lloi tipash e helmoini se bie dhe shoqëria Shqiptare në qetsi nga kto lloi wc.
Përgjigju