Titulli: “Paranoja”
Autore: Rina Katselli
Shtëpia Botuese: “OMBRA GVG”
Çmimi: 800 lekë
Shkrimtare, aktiviste e politikane, Rina Katselli, një zë i fortë qipriot, që me “Paranojën” shënoi romanin e saj të fundit. E shkroi gjatë izolimit pandemik, duke i shtrirë ngjarjet në të kaluarën e afërt. Një rrëfim për njerëz dhe ngjarje të zakonshme ku shpaloset konflikti mes dy familjeve që mban mbërthyer lexuesin me një rrëfim të rrjedhëshëm, me përshkrime e dialogje të gjalla që vijnë në shqip nga Isida Metaj.
Titulli: “Djali më fatlum në botë”
Autor: Danny Wallace
Shtëpia Botuese: “Mediaprint
Çmimi: 900 lekë
Një histori zbavitëse që mbërrin në mesazhe të rëndësishme për vogëlushët përmes humorit dhe një gjuhe të pasur. “Djali më fatlum në botë” e Danny Wallace, rrëfen për djaloshin Joe Smith dhe botën e tij krejtësisht të zakonshme. Jeton në një shtëpi, qytet dhe me një familje krejt normale, derisa një ditë një sondazh e përzgjedh atë si fëmijën më të zakonshëm në vend, çka do t’i ndryshojë katërcipisht jetën dhe Joe e gjen veten të rrethuar me një mal produktesh e dhuratash që duhet t’i provojë. Libri vjen në shqip nga përkthyesi Petro Plasa.
Titulli: “Kompozitori Bojan Adamiç në Shqipëri”
Autor: Vasil Tole
Shtëpia Botuese: “Mediaprint
Çmimi: 1000 lekë
Tekstin e parë të tij lidhur me Shqipërinë e shkruan tre ditë pas mbërritjes, në 5 maj të ’47-ës. Kompozitori Bojan Adamiç erdhi në vendin tonë, kur në sajë të raporteve të ngushta diplomatike ish-jugosllavia na ofronte potencialet e veta. Muzikanti slloven kreu këtu një sërë funksionesh artistike. Përos dirigjimit ai ishte,zë i parë në kor, pianist solo, arranxhues i këngëve dhe krijimtarisë së kompozuar në Shqipëri. Vasil Tole e sjell historinë e tij përmes botimit “Kompozitori Bojan Adamiç në Shqipëri”, bazuar në letërkëmbime, fotografi dhe dokumente.