Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në pikën kufitare në Bllatë, pasi paraqitën formularë vaksinimi me të dhëna falsë. Në pranga kanë rënë Eduart dhe Erald Nuredini, 47 dhe 24 vjeç, banues në Peshkopi.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumenteve në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.