Kronikë

Mbi dy orë në SPAK, kryetari i KPP Jonaid Myzyri hesht para mediave! S'dihet arsyeja e paraqitjes (VIDEO)

7 Prill, 09:02| Përditesimi: 7 Prill, 18:46

  • Share

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në SPAK. 

Në këto pamje, Myzyri shihet duke hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Ai ka qëndruar për më shumë se dy orë por ka heshtur para mediave për arsyen e paraqitjes së tij. 

Myzyri mban këtë post që prek vitti 2020. Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve/partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese të dhënies së lejeve minerare.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hedh akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku se po përpiqet të imponojë rizgjedhjen e Myzyrit në krye të KPP-së edhe pse i përfundon mandati në Korrik. Bardhi e akuzon atë si financues të fushatës së Ballukut. 

"Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.

Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetohen nga SPAK por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë!", shkruan Bardhi.
 

Postimi i Bardhit në rrjete sociale

Xh.D/K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?