Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri u mor në pyetje këtë të martë për rreth 2 orë e gjysmë si person nën hetim për shpërdorim detyre dhe favorizim të kompanive në tendera.
Gazetarja e Report TV, Keti Banushi raporton se në seancën e marrjes në pyetje ka qenë edhe avokati Ermir Beta. Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tendera, por ende nuk i është komunikuar asnjë akuzë. Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj.
Kjo është hera e tretë që Myzyri paraqitet në SPAK. Më 7 Prill, ai qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë. Myzyri mban postin e kreut të KPP që prej vitit 2020.
Ky institucion është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve publike dhe trajton ankesat që lidhen me procedurat e prokurimit, koncesioneve, partneritetit publik-privat, ankandeve publike dhe dhënien e lejeve minerare përmes procedurave konkurruese.
Kreu i KPP, Jonaid Myzyri ka dalë pas dy orësh nga ambientet e SPAK, por kyçi gojën para mediave.
Më herët u raportua se Myzyri është vënë nën hetim për shpërdorim detyre dhe favorizim i kompanive në tendera.
Kjo është hera e tretë që Myzyri paraqitet në SPAK.
Komente
