Thomas Strakosha (29-vjeç) është drejt rikthimit në Serie A. Fiorentina po kërkon shërbimet e gardianit kuqezi që në Euro 2024 zhvilloi tre paraqitje fantastike me Kombëtaren, duke bërë pritje vendimtare.
Pjesë e Brentofrd në Premier League, Strakosha njihet për aktivizimin e gjatë me Lazion në Itali. Mediet tej Adriatikut kanë bërë me dije se Fiore është në kërkim të një tjetër portieri dhe veç Juan Musso, në listën e ngushtë është edhe Strakosha, i cili ka rritur pritshmëritë.
Edhe pse Pietro Terracciano bëri një paraqitje të mirë sezonin e shkuar, te Fiore janë duke menduar për çdo pozicion dhe Strakosha duket se do "blindojë" katërkëndëshin e Violave.
Vlen për t'u theksuar se si Strakosha dhe Terracciano kanë të njëjtin agjent, ndërsa për portierin shqiptar po rriten kërkesat.