Arlind Ajeti po fillon të lërë shenjë te CFR Cluj që në ndeshjet e para. Mbrojtësi i Kombëtares firmosi në Rumani, teksa ka qenë lider në prapavijë. Të tijtë u eliminuan nga Conference League, kjo pas humbjes 2-1 me turqit e Adana Demirspor.
Klubi i elitës turke fitoi 2-1 në shtëpi, teksa sfida e parë kishte përfunduar 1-1. Në të dyja takimet ra në sy loja e Ajetit, me presidentin e Adana që takoi lojtarin dhe e ftoi në ekipin e tij.
Murat Sancak, kreu i klubit turk pas ndeshjes ka zbritur në fushë dhe e ka përgëzuar personalisht Ajetin për paraqitjen e jashtëzakonshme. Sancak pasi e përshëndeti Ajetin ftoi drejtorin sportiv të Adana Demirspor, duke i thënë 'shikoje këtë emër pasi dua ta transferoj në klubin tim'.