Parashikim i OBSH-së: Vaksina kundër COVID-19 nuk do të jetë gati për të gjithë në fillim të vitit

10 Shtator 2020, 14:32| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 14:36

  • Share

Soumya Swaminathan, një nga shkencëtaret e Organizatës Botërore të Shëndetit, në një konferencë shtypi të organizuar në Gjenevë nga Shoqata e Korrespondentëve të Kombeve të Bashkuara, ka folur për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe kohën që do duhet të përhapet në gjithë botën.

Swaminathan ka paralajmëruar se vaksina e mundshme kundër COVID-19 nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë vendet pa kaluar dy vite prodhim.

“Shumë mendojnë se në fillim të vitit të ardhshëm do të vijë një ilaç që do të zgjidhë gjithçka, por nuk do të jetë kështu, ekziston një proces i gjatë vlerësimi, licencimi, prodhimi dhe shpërndarjeje,”- ka thënë ekspertia.

Ndërkohë që vaksina kandidate “AstraZeneca” e Oksfordit është pezulluar për shkak se ka sjellë efekte anësore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?