Parashikimi dramatik: Deri më 1 nëntor numri i vdekjeve nga Covid në SHBA do jetë më shumë se 224 mijë

15 Korrik 2020, 16:44| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 16:47

  • Share

Universiteti i Uashingtonit ka parashikuar se numri i vdekjeve në SHBA nga COVID-19 do të arrijë në diçka më shumë se 224,000 deri më 1 nëntor, ose 16 000 më tepër nga një parashikim i mëparshëm, për shkak të shtimit të infeksioneve dhe shtrimeve në spitale në shumë shtete amerikane.

Instituti i këtij Universiteti për ‘Vlerësimin e Shëndetit’ (IHME) ka parashikuar gjithashtu se numri i vdekjeve mund të ulet me 40 000 nëse të gjithë amerikanët do respektojnë masat frenuese për përhapjen e infeksionit, të tilla si maskat dhe respektimi i distancimit fizik.

 “Nëse 95 për qind e amerikanëve do mbajnë maska sa herë që dalin nga shtëpia, shkalla e infeksionit do të binte, po ashtu shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve”, thuhet në deklaratë.

Parashikimi i ri vjen ndërkohë që shtetet si Alabama, Florida dhe Karolina e Veriut kanë raportuar rritje rekord të vdekjeve nga COVID-19, gjatë një valë të re infeksionesh në pjesën më të madhe të vendit.

Më 7 korrik, parashikimi i Institutit ishte për 208 225 të vdekur, ndërsa tani për 224 089 deri më 1 nëntor.

Deri tani, të paktën 136 052 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa infeksionet e raportuara e kanë kaluar shifrën 3.4 milion.

Parashikimet e Universitetit të Uashingtonit janë cituar në të kaluarën nga Shtëpia e Bardhë dhe ndiqen nga afër nga zyrtarët e shëndetit publik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?