Parashikimi i Kinës për Covid-19: Do të vazhdojë këtë dimër dhe pranverën e ardhshme

25 Qershor 2020, 11:12| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 11:16

  • Share

Sipas epidemiologut më të lartë të Kinës, pandemia e koronavirusit ka gjasa të vazhdojë gjatë dimrit dhe pranëverës së ardhshme.

Zhong Nanshan, eksperti i lartë i epidemiologjisë dhe sëmundjeve të frymëmarrjes,  tha në një intervistë se Covid-19 nuk ka gjasa të zhduket këtë dimër dhe pranëverën e ardhshem,  por shtoi se nuk do të ketë vatra gjigante si vala e parë e infeksionit.

 “Sëmundja nuk do të zhduket këtë dimër dhe pranëverën e ardhshme.  Që të rikthehet, do të thotë që të zhduket tërësisht dhe të shfaqet përsëri,  dhe unë nuk mendoj se do të ndodh.  Ka gjasa që rastet të rriten në Dimër dhe Pranëverë, por nuk do të jetë aq serioze sa vala e parë e infeksionit. 

Duke përmendur vatrën e fundit të infeksioneve në Pekin, ai tha se epidemia në kryeqytet është vendosur nën kontroll falë masave të forta si rritja e testeve të acidit nukleik dhe gjurmimit të rasteve.   Ndërkohë që parandalimi dhe kontrolli i sëmundjes ka hyrë në fazën e normalizimit, Zhong tha se është e nevojshme që të fokusohen tek njerëzit dhe objektet.

“Duhet kushtuar vëmendje tek objektet e ndotura dhe kafshët, pasi virusi në Pekin mund të vijë nga mishi i ngrirë, peshku i ngrirë apo diçka tjetër.  Ne e kemi identifikuar virusin në këtë mjedis më parë, prandaj dhe duhet të fokusohemi tek ky lloj importi, jo vetëm nga jashtë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?