Ekonomi

Parashikimi i Ministrisë së Financave: Në 2022 do rriten të ardhurat për frymë me 606 euro

29 Tetor 2021, 21:25| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 23:04

  • Share

Me pritshmëritë për konsolidim të rimëkëmbjes ekonomike dhe përmirësim të konsumit, qeveria parashikon rritje të ardhurave për frymë. Sipas relacionit të projektbuxhetit 2022, të ardhurat për frymë krahasuar me buxhetin fillestar të këtij viti do të rriten me 606 euro.

Konkretisht sipas relacionit të projektbuxhetit 2022, të ardhurat vjetore për frymë do të arrijnë në 5,388 euro, nga 4,782 euro që u parashikua në kuadrin Makroekonomik për vitin 2021.

Por duke qenë se rritja ekonomike e këtij viti ishte mbi pritshmëritë, është rishikuar edhe niveli i të ardhurave për qytetar për vitin aktual. Sipas relacionit të buxhetit 2022, të ardhurat për frymë për këtë vit do të jenë 5,093 euro.

Ministria e Financave parashikon po ashtu që përgjatë periudhës 2022-2024, si pasojë e rritjes së të ardhurave do të ketë edhe përmirësim të konsumit.

“Specifikisht, konsumi final total për periudhën afatmesme, parashikohet të rritet në terma real me mesatarisht rreth 2.6 për qind në vit, duke kontribuar me mesatarisht rreth 2.4 pikë përqindje në 9 vit në rritjen e PBB-së”, thuhet në relacionin e projektbuxhetit.

Ndikim në rritjen e konsumit do të ketë edhe rritja e pagave për disa kategori, siç janë bluzat e bardha, arsimtarët dhe mbrojtja. Sipas financave për shëndetësinë dhe arsimin rritja e pagave do të jetë 6%, dhe që efektet e saj do të nisin në 6 mujorin e dytë të vitit që vjen.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • One: 29/10/2021 22:12

    Si do shprendahet kjo rritje e PBB? 90% e rritjes shkon per 10% te popullsise dhe vetem 10% e rritjes per per 90% te popullsise? Nqs keshtu, 90% e popullise dali me e varfer sec eshte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?