Sociale

Parashikimi i motit, Anira Gjoni për Report Tv: Shkurti mbyllet me temperatura më të larta, por me reshje shiu

25 Shkurt, 14:35| Përditesimi: 25 Shkurt, 14:48

  • Share

Ditët e fundit të shkurtit do të ndikohen nga një mot i paqëndrueshëm. Kështu u shpreh për Report Tv, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave.

“Ditën e nesërme do të kemi një ndërprerje të reshjeve në të gjitha qarqet për të vijuar përsëri ditën e enjte. Në veri dhe lindje reshjet do të jenë në formën e dëborës, mbi 1000 m”, tha Gjoni për Report TV.

Sa i përket temperaturave do të kemi një rritje të vlerave.

“Gjatë kësaj jave vlerat e temperaturave do të rriten. Temperaturat do të jenë më të larta sesa shkurti, pasi kemi edhe ndryshimin e stinëve, megjithatë nuk do të mungojnë edhe reshjet", shtoi Gjoni.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat bregdetare temperaturat 9 deri në 15 °C

Në zonat e ulëta 8 deri në maksimalet 15 °C

Në zonat malore 1 deri në 10 °C

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?