Parashikimi i motit/ Kjo fundjavë perfekte për plazh, Shtatori me temperatura të ngrohta

8 Shtator 2023, 12:25| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 20:27

  • Share

Një fundjavë perfekte për plazh do të jetë 9 dhe 10 shtatori. 

Për të gjithë ata që po planifikojnë se ku të kalojnë fundjavën ju sugjerojmë brengdetin. Temperaturat do të jenë të ngrohta dhe perfekte për të qëndruar pranë detit.

Meteorologia Aniera Gjoni nga  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak për Report Tv informon se temperaturat pritet të jenë në nivelet 23- 31 gradë.

Në fakt moti i qëndrueshëm dhe i ngrohtë do të vijojë gjatë gjithë shtatorit.

Durrës e Lezhë pritet të kenë reshje të dobëta lokale por pjesa tjetër do të ketë mot me diell e temperatura të ngrohta.

Edhe në qarkun e Korçës presim të kenë reshje lokale të dobëta. Ajo që është e rëndësishme është se i gjithë muaji shtator do të jetë i ngrohtë siguroi meteorologia gjatë intervistës për gazetarin Nertil Agalliu të Report Tv.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?