Vendi ynë këtë të hënë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe i ftohtë.
Në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim të theksuara të situatës atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 13°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi Verilindor; duke sjellë në brigjet detare dallgë deri në 3-4 ballë.
Komente
