Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do të jetë i kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të mesditës e pasdites në të gjihë vendin.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-16 m/s.
Valëzimi në bregdet do të jetë i forcës 2-4 ballë.
Komente
