Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.
Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerën 38 gradë Celcius në Berat e Gjirokastër.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Komente
