TIRANË- Profesor Et'hem Ruka ka bërë bjë analizë të të dhënave që nga 9 marsi kur u konfirmua rasti i parë e deri më sot dhe sipas tij, nëse koronavirusi do të ketë këtë ecuri, pandemia do të zhduket brenda dy javëve.
Megjithatë, Ruka thkson se ky model mund të përmbyset nëse nuk zbatohet karantinimi.
Ne analizën e tij, referuar shifrave, Shqipëria ka arritur pikun në datën 12 prill, atëherë kur përqindja e te sëmurëve dhe ajo e te shëruarve u bë 50% me 50%, e ndërsa në ditët në vijim situata ka ndryshuar për mirë.
"Si ka evoluar numri i te infektuarve dhe i të shëruarve me sars cov-2, i shprehur ne % nga 9 mars deri me 14 prill 2020. Siç shihet % e te sëmurëve nga virus me kurore (kolonat ngjyre blu) ka ardhur gradualisht duke rënë ndërsa ajo e të shëruarve (kolonët me ngjyrë tëe kuqe) gradualisht duke u rritur.
Pika kritike u arrit me 12 prill kur përqindja e te sëmurëve dhe ajo e te shëruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të behet më e madhe se ajo e të sëmurëve. Ritmi i përmirësimit luhatet nga 2%-3% për çdo ditë. Kjo do të thotë se teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javesh. Ky është vetëm një parashikim teorik nisur nga ecuria e kurbave të pakten për javen e fundit. I gjithë ky model përmbyset nëse nuk vazhdohet ky sistem karantinimi.
Shënim: Të dhënat e mësiperme janë personale dhe jo zyrtare", shkruan Ruka.