Parashikimi i yjeve për muajin Nëntor. Meri Gjini: Më i mbarë se tetori! Shenjat e zjarrit do të shijojnë dashurinë ndërsa shenja më me fat është…(VIDEO)

3 Nëntor 2020, 12:37| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 12:46

  • Share

E ftuar në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report Tv, astrologia Meri Gjini parashikoi përgjithësisht një muaj të qetë dhe të mbushur me fat. Ajo u shpreh se duhet të kemi kujdes me datën 17 nëntor, dhe një ditë para dhe pas kësaj date, më pas do të ketë zgjidhje për shumë çështje përfshirë edhe vaksinën, ku sipas saj është e sigurtë që në dhjetor do të kemi një vaksinë për pandeminë. Ndërsa thotë se shenjat e ujit, do të duhet të përqëndrohen tek pozitiviteti dhe të kenë kujdes tek shëndeti, shenjat e ajrit do të duhet që të shfrytëzojnë kontaktet sociale, njerëzit, për evolim, për komunikimin, planet e zhvillimit ndërsa shenjat e zjarrit  të shijojnë dashurinë, dhe të bëjnë pak durim me ekonominë.

Parashikimi i muajit nëntor për cdo shenjë të horoskopit sipas astrologes Meri Gjini:

Dashi:E nisim me grindje në raportet personale dhe kjo sipër inerci të tetorit por është pikërisht jeta personale që mund të kthehet edhe pika e fortë e muajit, për dashin. Sido që të jetë situate e tyre ekonomike duket se në momentin e fundit ku do të duhet zgjidhja ekziston apo gjendet.

Demi: Zhvillimet do të kenë në ritmin që ata e presin ps datës 12. Ndërkohë që në pjesën e parë nervozizimi për dakordsi, apo për të mos I arritur hapat në kohën e duhur mund të jetë edhe për demat karakteristikë e theksuar por kjo mund të jetë edhe si tendencë apo tryzni e uranit, që sic të thashë është në një pikë shumë të afërt me tokën. Të tregojnë më shumë durim me komunikimin.

Binjakët: Janë disi të mbrojtur nga pjesa e fizikut të tyre, ose nëse kanë probleme duket sikur i kapërcejnë lehtësisht. Më humorin në raportet personale do të kenë, një shije të çuditshme, si rikujtesë, të çfarë kanë kaluar 12 deri me 18 por do të kalojë shpejt dhe pa pasoja. Për ata që merren me artin, kreativitetin, marketingun, do të kenë mundësira, për të gjetur ide shumë brilante për ti zhvilluar ato në vazhdimësi.

Gaforrja: Për gaforren, këtë muaj e kanë të gjithë fajin, përvec atyre, deri nga data 12 kanë një tendencë për të treguar gishtin tek të tjerët, dhe sidomos ajvën e dytë, të muajit nëntor, duket sikur do të jenë gjatë gjtihë kohës, ‘ Pse u bë kështu’ Në datën 19 dhe deri në fundin e muajit në fakt, do të ndjehet përvecse kreativiteti, do të ndihen shumë inteligjent, do të ndjehen që ka zgjidhje për cfarëdolloj problemi, që mund të ndeshet, përsa I përket pjesës së punës dhe e dyta ekonomisë. Ndërkohë që si shenjë e ujit duhet të jetë I kujdesshëm për shëndetin, sidomos nga data 6 deri në datën 12 të muajit nëntor.

Luani- Intonacionet për luanët do të jenë pak të ashpra, pak të ngurta në gjykim, dhe ajo ka filluar që dje, do të vazhdojë deri nga e premtja, sepse të premten, do ti kthehen emocione të bukura, dhe argëtimit, ndërkohë do ta kujtojnë përsëri si këshillë rreth datës 17.

Virgjëresha- Kanë një elokuenc të fortë që kur tu duhet për tu ardhur me këmbët në tokë, tu përshtaten shumë mirë dhe do të tregohen jashtëzakonisht shumë intelegjint në veprimet instiktive të tyre pikërisht rrethd datës 17 kur të papriturat do ti bëjnë që të nxjerrin prakticitetin, atë mënyrën racionale të funksionuarit, që mund të ndihmojnë, ata vetë por edhe njerëzit, që rrethojnë në ambientet profesionale dhe personale.

Peshorja: Grindje në raportet personale, do tju rekomandoja mos ti analizojnë shumë, nëse ndryshojnë këndëvështrim mund të shohin anët më të bukura të vetes së tyre, por njëkohësisht edhe të bukurën, që kanë rreth e qark vetes së vet. Mund të merren shumë mirë me ide dhe plane të bukura të cilat mund ti kenë gati dhe pse mund të mendojnë që nuk është koha e duhur por I garantoj që nga maji-qershori, I vitit që vjen këto die mund të rezultojnë shumë të rëndësishme.

Akrepi: Për ata që merren me biznes ose ata që merren me tregun e ekonomisë apo planeve të zhvillimeve të bizneseve të tyre për ata që merren me biznes apo që merren me tregun e ekonomisë, apo të lekut, do të kenë zhvillime shumë të forta, dhe do të duhet ta shfrytëzojnë maksimilisht këtë planet fati të ktij muaji.

 Shigjetari: Atë cka presin do ta marrin nga fundi nëntorit, nga data 29 e nëntorit dhe deri në fundin e marsit, që do të vazhdojë edhe më tutje, të jetë vit për ta.

Bricjapët- Nuk shohin se cfarë kanë përballë duan vetëm të marrin atë cka meritojnë apo meritojnë realisht. Tendenca e fatit për zgjerim është shumë  e fortë në fakt, përsa I përket pushtetit professional të karrierës dhe pse jo dhe të lekut të tyre. Edhe pse kam bindjen që këto luftra do të ishte mirë, që të gjenin mënyrën paqësore, deri në datën 12.

Ujori: Jeta sociale do tju jap buzëqeshje në javën e dytë dhe sidomos rreth datës 16-17 nëntor në fund do të arrijnë atë çfarë duan, nga koha e vogël apo e madhe do ta kenë përsa I përket gjërave për zgjidhjen.

Peshqit: Pak kujdes me shëndetin javën e dytë, të muajit nëntor, por sidomos pas datës 12 të nëntorit, ndërkohë përsa I përket ekonomisë duket se është në një fazë ngelje por muaji mbyllet shumë mirë përsa I përket ekonomisë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?